Basketbollistja e Vllaznise Bernada Rreshpja, ashtu siç kemi bere te ditur, eshte shpallur pikeshenuesja me e mire e kampionatit te sezonit 2022-23. Ajo ka shenuar plot 385 pike, me nje mesatare shume te kenaqshme prej 19.25 pikesh per ndeshje.

Bernada ka jetuar disa vite ne Amerike, por ka zgjedhur te rikthehet serish ne Shqiperi, pikerisht per shkak te njohjes me bashkeshortin e saj dhe si rrjedhoje ka vendosur te luaje edhe basketboll serish me Vllaznine.

Skuader me te cilen ka bere mire. Ajo ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport” shprehet e lumtur qe eshte pjese e kesaj skuadre, ndonese ka patur vazhdimisht oferta per te luajtur me skuadra te tjera dhe ka madje serish te tilla oferta.

“Ofertat nuk me kane munguar asnjehere, por gjithmone kam deshiruar te luaj per vendin tim. Jam e kenaqur qe jam pjese e Vllaznise sepse gjithmone kam patur deshire te jem pjese e saj. I jam falenderuese ne rradhe te pare Bledar Gjeçajt qe me ka dhene mundesine te luaj me ekipin e pare.

Por nuk mund te le menjane kurrsesi profesor Renato Radoja, nje emer shume i madh siç e njihni te gjithe. Ai eshte arsyeja pse une luaj sot basketboll dhe ka meritat per ate se çfare kam arritur deri sot ne kete sport”- eshte shprehur nder te tjera basketbollistja Bernada Rreshpja.
Gjergj KOLA

Te plote prononcimin e kesaj sportisteje, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: