I gjithë Brazili është i indinjuar nga veprimi i pakuptimtë i një futbollisti brazilian ndaj mbledhësit të topave.

Jefferson Reis, futbollist i Operario MS, nisi të godiste me grushte adoleshentin se po festonte shënimin e golit të ekipit të zemrës, Comercial MS.

Ekipet luajnë në kategorinë inferiore të Série D. Sfida mes të dyjave është një derbi me një histori 50 vjeçare.

Goditjet e futbollistit ishin mjaft të ashpra, aq sa e gjakosën adoleshentin duke ngjallur reagimin futbollistëve të tjerë të cilët sulmuan agresorin.

U desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën./EDS/