Punë thuajse e kryer. Një marrëveshje që realizohet edhe falë “ndihmës” së Koutinjos, i cili është gati të marrë pasaportën portugeze dhe liron një vend për një futbollist ekstrakomunitar.

Arthur, 21 vjeç, në Brazil është konsideruar pasuesi i Iniestës. Dhe me sa duket, edhe në Katalonjë.

Barcelona është një hap pranë “xhevahirit” të Gremios. “Marca” bën me dije se dy klubet kanë rënë dakord për mbylljen e marrëveshjes.

Mesfushori brazilian do t’i kushtojë Barcelonës 30 milionë euro, plus 10 milionë të tjera në varësi të ndeshjeve të luajtura.

Katalanasit marrin kështu një lojtar me shumë vlera, që do të zëvendësojë idhullin e tyre, Andre Iniestën. /Vipsport/