Pavaresisht kerkese se klubit Vllaznia per ta shtyre ne nje date tjeter kete finale, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur qe finalja e Kupes se Shqiperise per U-19, te zhvillohet diten e enjte.

Vllaznia U-19 do te kete perballe ekipin e Shkendise se Tiranes dhe takimi pra do te luhet te enjten ne ora 14.00 ne “Elbasan Arena”.

Hyrja e tifozeve do te jete falas nderkohe qe kjo ndeshje do te transmetohet “live” si ne ekranin e TVSH ashtu edhe ne digitalb.

Padyshim qe Vllaznia do te tentoje fitoren e ketij trofeu. Skuadra ka kaluar ne çerekfinale Partizanin ndersa ne gjysmefinale Dinamon.

Tani perballe Shkendise, do te kerkoje serish fitoren. Trajneri Luan Zmijani eshte i mendimit se keshtu ka per te ndodhur, pavaresisht se nuk do ta kete skuadren te plote.

Kjo ngaqe siç dihet, dy futbollistet e ketij ekipi, pikerisht mbrojtesit Enes Isufi dhe Elmir Lekaj, ndodhen ne Itali me kombetaren U-19 ne turneun qe ajo eshte duke zhvilluar atje.

Kjo ishte edhe arsyeja, pse klubi shkodran kerkoi shtyrjen e ndeshjes sepse ajo nuk zhvillohet ne kushte te barabarta.
© shkodrasport.com