Vllaznia e femrave fituese e Kupes ne fuqi, e ka nisur me fitore edhe edicionin e ri te ketij kompeticioni duke mundur me rezultatin e thelle 7-0 ekipin e Kukesit, ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Vajzat shkodrane nuk kane hasur ne rezistence nga kukesianet. Ka qene kapitenia Esmeralda Franja ajo qe e ka kaluar ne avantazh Vllaznine qe ne minuten e 8-te dhe pak me vone do te vinte edhe goli i dyte, kete here me autore sulmuesen Jehona Shala.
Pak para fundit te pjeses se pare do te vinte edhe goli i trete, qe mban per autore te zakonshmen Megi Doçi. Ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 3-0 per Vllaznine. Kjo e fundit do te vazhdonte te shenonte edhe ne pjesen e dyte.
Fillimisht do te ishte Rrezona Ramadani qe do te shenonte golin e katert dhe me pas do te vinte nje dygolesh i Megi Doçi, para se 17 vjeçarja Klaudia Borci te shenonte golin e shtate dhte te fundit te ndeshjes. Perfundimisht 7-0 per Vllaznine.
Ajo me kete fitore hedh nje hap te sigurte per kalimin ne turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise, megjithese duhet luajtur edhe ndeshja e kthimit ndaj ekipit te Kukesit javen e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/