Vllaznia ne volejboll per femra ka fituar edhe ndeshjen e dyte te kampionatit dhe pas kesaj jave e sheh veten ne krye te renditjes sebashku me Barleti Volej.

Pasditen e sotme ajo ka luajtur ne Elbasan ndaj skuadres vendase dhe ka fituar me rezultatin e paster 3-0. Ka qene nje dominim i plote i vajzave shkodrane te cilat nuk e kane vene per asnje moment ne dyshim fitoren.

Ato e kane mbyllur setin e pare ne shifrat 25-16 e me pas te dytin e kane fituar edhe me lehte me rezultatin 25-8 ndersa ne te tretin gjithçka eshte mbyllur 25-12.

Perfundimisht 3-0 dhe Vllaznia e sheh veten ne kuoten e 6 pikeve, po aq sa edhe Barleti Volej dhe keto dyja konsiderohen skuadrat pretendente per te qene ne play-off.

Starti i kampionatit per ekipin shkodran qe drejtohet nga trajneret Nora Deda dhe Ardian Dodani ka qene ai i duhuri dhe ato shpresojne qe seria e fitoreve te vijoje edhe me tej./SHKODRA-SPORT.COM/