Borusia Dortmundi u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti me rezultat të përgjithshëm 2-0. Që në fillim të ndeshjes u vërejtën tensionet në mes dy tifozerive të cilat ishin të pranishme në stadium.

Tifozët e PSG-së shfaqën një flamur gjigant të Borusia Dortmundit duke e djegur atë përballë syve të miliona shikuesve, gjest ky që padyshim i ka irrituar tifozët gjermanë.

Sidoqoftë, përgjigja e Dortmundit erdhi në një mënyrë tjetër, thënë më ndryshe përmes rrjeteve sociale. Erling Haland kishte shënuar gol ndaj PSG-së gjatë kohës sa ishte pjesë e Dortmundit duke bërë festimin e tij ikonik tashmë të njohur për tifozët e futbollit.

Por, pasi PSG-ja në fund e fitoi ndeshjen, në shenjë hakmarrje ndaj norvegjezit, i gjithë ekipi pozoi në fotografi imituar festimin e Halandit.

Tani, sot katër vite pas asaj ndeshje, faqja zyrtare e Dortmundit në platformën X e rikujtoi postimin e PSG-së duke i përqeshur me mbishkrimin: “Ka shije si një verë e mirë”.