...
HomeFUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia femra këtë herë e pëson në '92. E mund 0-1 PAOK

Vllaznia femra këtë herë e pëson në ’92. E mund 0-1 PAOK

Vllaznia e femrave pësoi një humbje të hidhur 1-0 me POAK-un, me skuadrën greke që realizoi me penallti në minutën e 92-të. Gjithsesi, shpresat e shkodraneve mbeten ende të gjalla, pasi në ndeshjen e parë fitoi 1-0 ndaj Sarajevos po me një gol të realizuar në minuta e 92-të nga Megi Doçi dhe tani në ndeshjen e tretë e pret Betembergu i Luksemburgut,  një skuadër modeste.

Në rast fitoreje ndaj këtij ekipi dhe nuk ka gjasa të ndodhë ndryshe, vajzat kuqeblu ngjiten në kuotën e 6 pikëve duke pritur pastaj rezultatin e ndeshjes Paok- Sarajevo. Shanset janë të mëdha që Vllaznia të renditet në dy vendet e para në grup dhe të kualifikohet për në turin e dyytë të Champions League Women.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.