Në foton e mësipërme kemi disa nga emrat e shquar të sportit të notit dhe njëkohësisht edhe të vaterpolit të Vllaznisë në vite. Shumë prej tyre, kampionë dhe rekordmenë absolutë të vendit. Fotoja e mësipërme i takon ekipit të vaterpolit të Vllaznisë pas shpalljes kampion i vendit në vitin 1963 në Korçë.Siç e shikoni, trajneri i këtij ekipi ka qenë i mirënjohuri Enver Muriqi që ka qenë njëkohësisht edhe portieri i kësaj skuadre. Për të vazhduar me Menduh Lishin, Mark Shestanin, Bajram Bolanin, Kin Shestanin dhe Selami Ibrahimin që përbënin gjashtëshen e parë zakonisht, për të vazhduar edhe me emrat e tjerë si Nazmi Tula, Ismail Elezi, Emin Lishi e Xhezair Hasani apo dhe të tjerë si Tef Shestani etj në vazhdim, të cilët i dhuruan Vllaznia 5 tituj kampion të Shqipërisë rradhazi në vitet 1963- 1967 kur ky sport ashtu si dhe boksi u ndërpre nga regjimi komunist si i padëshirueshëm!!! Shumë prej këtyre sportistëve e në veçanti Enver Muriqi, Mark Shestani, Menduh Lishi, Kin Shestani, Selami Ibrahimi apo dhe Emin Lishi, kanë qenë kampionë dhe rekordmenë edhe në not. Një plejadë e shkëlqyer sportistësh për të cilët sigurisht që respekti nuk duhet të mundojë as sot sepse kanë kontribuar jo pak për të rritur emrin e Vllaznisë.

www.shkodrasport.com