Humbjet e njëpasnjëshme dhe rreziku I madh I rënies nga kategoria, kanë vënë në lëvizje drejtuesit e klubit shkodran. Burime pranë tyre bëjnë të ditur se në ditët e ardhshme do t’I bëjnë dy kërkesa zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit. E para, ka të bëjë me arbitrat e huaj që dëshirojnë t’I kenë në përballjen shumë të rëndësishme me Tiranën.
Fakti që edhe në ndeshjen e fundit në Durrës, kuqeblutë janë ndëshkuar nga arbitrime tendencioze, ka bërë që të gjithë ta humbasin besimin tek arbitrat shqiptarë dhe për këtë arsye, për ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit, atë Vllaznia- Tirana, do kërkohen arbitra të huaj. Por kur themi të huaj, nuk është fjala për arbitra nga Luksemburgu apo Malta, me të cilët Federata jonë ka bërë një marrëveshje me to por arbitra të vendeve me futboll më të zhvilluar. Një kërkesë e tillë duket se ka qenë e kushtëzuar edhe nga arbitrimi I fundit në Durrës që është konsideruar skandaloz nga shkodranët. Përpos kësaj, fakti që stadiumi “Loro Boriçi” menaxhohet për momentin nga FSHF dhe I duhet marrë asaj aprovimi që hyrja e tifozëve për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, këtë me Tiranën, të jetë falas. Diçka aburde në fakt por ky është realiteti. Tifozët kuqeblu kishin kohë që u bënin thirrje futbollistëve të Vllaznisë për të patur kujdes për ndeshjen me Tiranën me qëllim për ta hedhur këtë skuadër nga Superliga. Kuptohet një thirrje të tillë e bënin për inat të tifozëve të saj por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe nuk dihet cila skuadër do bjerë. Megjithatë, thirrjet e tifozëve vazhdojnë të jenë sërish të fuqishme dhe këtë fundjavë pritet të ketë shumë tifozë në stadium për të mbështetur kuqeblutë. Duke shpresuar tek marrja e rezultatit të duhur dhe qëndrimi I saj në Superligë.
© shkodrasport.com