Tjeter fitore dhe tjeter sukses per ekipin e volejbollit te meshkujve te Vllaznise.

Ai ka fituar edhe ndaj Skenderbeut ne ndeshjen e dyte dhe eshte kualifikuar per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise.

Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Elbasan, kuqeblute kane fituar me rezultatin e paster 3-0 ndaj korçareve.

Seti i pare eshte fituar 25-16 dhe vetem ne setin e dyte ka rivalitet meqe ai fitohet 26-24. Ne te tretin nderkohe Vllaznia ka fituar 25-20 dhe krejt ndeshjen kesisoj 3-0.

Neser do te puaje ndeshjen e fundit te ketij turi ndaj Partizanit dhe pavaresisht rezultatit te saj, Vllaznia e ka fituar te drejten per te kaluar ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise.

Fitorja e sotme ka qene e 10-ta rradhazi per ekipin shkodran gjate ketij sezoni ne po kaq ndeshje te luajtura.

Nje ecuri e shkelqyer e ketij ekipi dhe do te ishte mekat nese do ta mbyllte kete pa trofe te fituar.

www.shkodrasport.com