Napoli ka shpartalluar skuadrën e Frosinones me rezultatin e thellë 4-0, duke marrë tri pikë të rëndësishme dhe duke ruajtur distancën në krye të tabelës me Juventusit, që dje mposhti Interin.

Skuadra e drejtuar nga Ançeloti nuk e pati aspak të vështirë marrjen e këtij triumfi, duke shënuar nga dy gola për çdo pjesë. Zielinski, Ounas dhe Milik dy herë i dhanë tri pikët Napolit.

Paraqitje të mirë bëri dhe mbrojtësi kuqezi i kombëtares, Elseid Hysaj, që në këtë takim, luajti në rolin e tij natyral si mbrojtës i djathtë, duke i lënë krahun e majtë algjeriani Gulam./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Serie A, java e 15-të

Napoli – Frosinone
Zielinski 7’, Ounas 40’, Milik 68’ 84’