Vllaznia e femrave nuk ka qene vetem as ne ndeshjen qe luajti mbremjen e se merkures ne “Stade Jean Bouin”. Per ta ndjekur ate kishin ardhur nje grup tifozesh nga Anglia, ndonje nga Belgjika dhe te tjere qe jetonin ne France.
Ne mes ketyre te fundit ka qene edhe nje personazh shume interesant, Dejan Bashi. 26 vjeçari ishte nje person me aftesi te kufizuara por qe pasionin e tij per futbollin dhe Vllaznine e kishte te madh.
Si rrjedhoje nuk mund te mungonte ne stadium per ta mbeshtetur skuadren e tij te zemres ne sfiden ndaj PSG. I shoqeruar nga i ati, Refik Bashi, ato kane bere tifo per Vllaznine pavaresisht se ajo ne fund u mund me rezultatin e thelle 5-0.
Por Dejan nuk eshte mjaftuar me kaq. I ka kerkuar te atit qe pas ndeshjes te shkonte tek hoteli ku ishte i akomoduar ekipi i Vllaznise dhe ka takuar vajzat dhe stafin teknik. Ka bere foto me Megi Doçin dhe po ashtu, ka marre edhe nje dhurate shume te bukur.
Ka qene presidenti i Vllaznise Lazer Matija qe i ka dhuruar atij nje fanelle te kesaj skuadre, veprim qe eshte shoqeruar edhe nga presidenti tjeter, Alban Xhaferi qe po ashtu i ka dhuruar nje fanelle te ekipit te djemve.
Dhe Dejan ndonese ne karroce eshte ndjere me i lumtur se kurre. Vllaznia e tij e ka bere te ndihet ndoshta me mire se asnjehere tjeter ne jeten e tij. Natyrisht ky eshte kuptimi qe duhet te kete futbolli, te gezoje njerezit.