HomeFUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia supersfidën e kthen në "nxemje". Mund 7-0 rivalin kryesor të saj,...

Vllaznia supersfidën e kthen në “nxemje”. Mund 7-0 rivalin kryesor të saj, Kinostudion

Duhej të ishte një sfidë me shumë rivalitet sepse përballeshin dy prej ekipeve më të mira të futbollit të femrave në Shqipëri, por Vllaznia “s’ndal dorën” dhe mund thellësisht 7-0 ekipin e Kinostudios. Në ndeshjen e luajtur paraditen e sotme në “Reshit Rusi” gjithçka ka folur për vajzat kuqeblu.

Gjithçka është mbyllur në 24 minutat e para të ndeshjes kur ekipi shkodran ka shënuar plot 6 gola. Fillimisht rezultati është zhbllokuar në ‘6 nga Franja ndërsa dy minuta më vonë do të ishte Doçi që do të shënonte golin e dytë.

Ai do të pasohej nga goli i tretë i Grudës në ’11, i katërti nga Mustafaj në ’12 për t’u rikthyer sërsh tek golat e Franjes dhe Doçit në minutat 21 dhe 24, duke bërë kështu që pjesa e parë të mbyllej me shifrat e thella 6-0.

Ndërkohë në pjesën e dytë do të kishte vetëm një gol, atë të Paviçeviç në minutën e 66-të. Gjatë kësaj pjesë nuk kanë munguar as rastet e tjera megjithatë Doçi ka qenë edhe e pafat sepse në dy momente është penguar nga traversat për të shënuar edhe gola të tjerë.

Përfundimisht 7-0 për Vllazninë që ngjitet në kuotën e 24 pikëve dhe duke lënë tashmë pas një nga rivalet e saj, ekipin e Kinostudios.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments