Ka nisur kampionati i grupmoshës U17 për Ligën Amatore në Zonën e Shkodrës, kampionat në të cilin merr pjesë edhe ekipi ynë i drejtuar nga trajneri Astrit Prençi. Në fakt ky është ekip U16 megjithatë për shkak të rregullores merr pjesë në kampionat me një grupmoshë më të madhe.

Gjithsesi kjo nuk i ka penguar futbollistët e këtij ekipi ta nisin me fitore kampionatin. Në ndeshjen e parë ata kanë luajtur kundër ekipit të Adës dhe kanë fituar me rezultatin e pastër 5-0.

Protagonistët kryesorë të kësaj fitoreje me golat e shënuar kanë qenë futbollistët Luani që ka shënuar dy herë dhe po kaq edhe Puka, ndërsa goli i pestë është shënuar nga Muhaj.

Vllaznia U16 shihet si një nga ekipet pretendente të këtij kampionati sepse në rradhët e saj ka lojtarë që dinë të luajnë bukur futboll dhe kjo mbi të gjitha është e rëndësishme.