Të mërkurën në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e kthimit e “UEFA Youth League” në mes Vllaznia U-19 dhe kazakistanasve të Astanës. Trajneri Luan Zmijani dhe futbollistët gjatë gjithë kësaj periudhe janë përqendruar tek puna për të korigjuar gabimet e vërejtura në ndeshjen e parë.

Natyrisht që do të ketë pak probleme me zëvendësimin e Lekajt që është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e parë sepse kemi të bëjmë me një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Ajo që kanë kuptuar të rinjtë shkodranë nga ballafaqimi i parë me kundërshtarin është se ata nuk janë të pathyeshëm. Kane ndjekur permes videos ndeshjen e kaluar dhe kane mesuar shume gjera prej saj.

Fakti që i kanë shënuar një gol në Kazakistan, kanë goditur 3 herë shtyllat e portës së tyre dhe po ashtu kanë humbur edhe 2-3 raste të tjera të pastra, tregon se ata mund të munden.

Por, kuptohet që nuk do të jetë e lehtë. Vllaznia pikësëpari duhet të luajë mirë taktikisht dhe nëse zbaton mirë detyrat e dhënë nga stafi teknik, mund ta shohë veten mbrëmjen e së mërkurës të kualifikuar për në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian të futbollit të moshave.
www.shkodrasport.com