Vllaznia të shtunën miqësore në Prishtinë ndaj kampiones së Kosovës
Vllaznia humb edhe finalen e dytë. Vendos një kosh në fund
Vllaznia për meshkuj fiton me 67 pikë ndaj Elbasanit

Vllaznia për të rinj e nis kampionatin me fitore të thellë

Ka nisur sot kampionatin kombëtar i basketbollit për të rinj. Vllaznia e Shkodrës e drejtuar nga trajneri Roland Koka e ka patur ndeshjen e parë "në shtëpi" teksa ka pritur paraditen e sotme ekipin privat të Tiranës, Superior Klima. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 72-31 për Vllazninë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Roland Koka e ka nisur ndeshjen me këtë përbërje: Tafilica, Marku, Bekteshi, Shabani, Rexhvela, Alibali, Kraja, Bushati, Shaqiri, Rakaj, Lekndreaj dhe Molla.Ndeshja ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Vllazninë e cila e ka fituar periodën e parë me rezultatin shumë të thellë 21-2.
Shorti i kampionateve ende i pahedhur nga Federata

Ndonëse është vendosur që kampionatet kombëtare të basketbollit, si për femra ashtu edhe për meshkuj, do të nisin më datë 27 tetor, shorti për to ende nuk është hedhur. Një situatë kjo paksa absurde megjithatë ky është realiteti. Nga zyrat e Federatës ende nuk ka një datë të saktë në lidhje me këtë por me shumë mundësi shorti do të hidhet të hënën. Merret vesh se në krahasim me sezonin e kaluar është rritur numri i ekipeve pjesmarrëse ndërsa po ashtu janë ndryshuar edhe disa rregulla të tjera nga ana e Federatës. Në klubin shkodran janë mërzitur disi nga kjo shtyrje e pafund e nisjes së kampionateve.
Vllaznia kalon lehtësisht Kamzën. E mund 100-58

Kamza Basket- Vllaznia, sfida interesante e së premtes
