Lehtësitë fiskale, eksperti shpjegon sa kursejnë sportistët dhe sponsorët

0
Lehtësitë e parashikuara për sportin në paketën fiskale 2020 do të ndihen si në xhepin e atletëve, ashtu edhe në bilancet e sponsorëve. Eksperti kontabël Sotiraq Dhamo shpjegon se sa do të kursejnë sportistët kur përfitojnë premio nga shteti. “Në...

Ashiku: Më 2012-ën do synoj titullin kampion me të rriturit

0

Ai është 18 vjeç e gjysëm por prej vitesh emri i tij spikat në sportin e shahut në Shqipëri. Franc Ashiku është shkodrani që vlerësohet nga të gjithë si e ardhmja e këtij sporti në vendin tonë. Ndonëse është në këtë moshë, ambicjet e tij janë të mëdha. Madje për vitin në të cilin sapo kemi hyrë, ai ka projekte të mëdha, teksa ai pretendon shpalljen kampion me të rriturit. Këtë objektiv ai e ka bërë të diur në këto ditë të para janari, ekskluzivisht për gazetën sportive online "shkodrasport.com" kur ka thënë:

Komiteti Olimpik, mbledhja e parë e kryesisë zhvillohet në Shkodër

0

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar sot në Shkodër mbledhjen e parë të Komitetit Ekzekutiv për vitin 2014. Ka qenë insistimi I anëtarit të kësaj kryesie, Gjergj Leqejza, që e ka mundësuar këtë mbledhje në qytetin tonë. kanë marrë pjesë në këtë mbledhje të gjithë anëtarët e kryesisë të cilët kanë diskutuar në lidhje me pikat e rendit të ditës. Ai që ka hapur mbledhjen, ka qenë presidenti I Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, I cili ka shpjeguar se olimpizmi shqiptar do t’I hedhë sytë në mbështetje të sportistëve cilësorë shkodranë.

Presidenti Meta dekoron Vllazninë me titullin “Nderi i Kombit”…

0
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vlerësoi sot, me rastin e 100-vjetorit të krijimit të saj, Shoqërinë Sportive ‘Vllaznia’ gjatë një ceremonie të zhvilluar në Bashkinë e Shkodrës, ku ishin të pranishëm deputetë të qarkut, Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi,...

Borshi: Federata e Notit gaboi rëndë me ftesën e Olimpiadës

0

Afrimi i ditës kur në Rio de Zhaneiro do të nisin Lojërat Olimpike sigurisht që ka shtuar edhe ankthin e atyre sportistëve të cilët ende përfundimisht nuk e kanë të sigurtë nëse do të jenë të pranishëm ose jo në këtë eveniment shumë të rëndësishëm. Ajo për të cilën do të shkruajmë është një ankesë që prindi i një sportisteje shumë të talentuar, notares shkodrane Noel Borshi, ka bërë në gazetën tonë. Arsyeja është sepse sipas tij, Federata Shqiptare e Notit ka bërë një përzgjedhje të gabuar të sportistes që do të përfaqësojë vendin tonë në këto Lojëra. Në letrën e tij ai ka shpjeguar gjithçka duke akuzuar edhe për ndërhyrje të qëllimta me qëllim moslejimin e Noelit për të shkuar në Brazil. Ja çfarë shkruan ai në letrën e tij:

“Refuzova ofertat për trajner për gazetarinë”

0
Ish-gazetari i Telesport, komentatori i basketbollit dhe trajneri, Henri Moja ka treguar në profilin e tij në Facebook se ka refuzuar shumë oferta për të marrë drejtimin e disa prej ekipeve të basketbollit, për të vijuar karrierën e tij...

Franc Ashiku pjesmarrës në “Turneun e më të mirëve” në Tiranë

0

Ka nisur sot në Tiranë "Turneu i më të mirëve" në shah me pjesmarrjen e 10 shahistëve më të mirë të vendit. Ndër to, është edhe shkodrani i talentuar Franc Ashiku. Në ndeshjen e ditës së parë, shkodrani 19 vjeçar është ndeshur me një nga më të mirët e vendit, Ilir Seitajn. Siç bëhet e ditur, ka qenë një ndeshje shumë e fortë e cila ka zgjatur rreth 4 orë e gjysëm dhe po shkonte drejt barazimit por në fund një gabim i Ashikut, i ka dhënë fitoren kundërshtarit. Pavarësisht kësaj humbje, ai shpreson shumë që në tetë ndeshjet e ardhshme të bëjë paraqitje të mirë dhe të pretendojë për të zënë një vend nderi.

Rama premtim para Erkandit: Do ndërtojmë Parkun Olimpik

0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me sportistët në Kryeministri, ku u prezantua edhe mjedisi i ri stërvitor për peshëngritësit dhe mundësit si dhe Parku Olimpik i Tiranës.Keshtu raporton ATSH ne nje lajm te dites se sotme.“Dyert e kësaj godine u hapën sot për kampionë të mëdhenj, për talente që do të jenë kampionë në të ardhmen, dhe për të gjithë ata që në rolin e drejtuesve të Federatave, në rolin e mësuesve të tyre, të prindërve, janë këtu sot bashkë me ne drejtuesit e sotëm të këtij vendi që kemi vendosur ta bëjmë sportin një nga instrumentat e rëndësishëm të rilindjes së vendit dhe ripërtëritjes së shoqërisë.

Çiklisti i Vllaznisë Servet Kastrati fitues i aktivitetit ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut

0
Ne Veles te Maqedonise se Veriut diten e djeshme eshte zhvilluar turneu nderkombetar i çiklizmit "Cup Macedonia-Veles" me sportiste nga ky vend, por edhe me te tjere nga Shqiperia dhe Kosova. Vendi yne eshte perfaqesuar nga ekipet e Vllaznise, Tiranes...

Xhudo. Nesër në Shkodër turneu i 8-të ndërkombëtar “Vllaznia Cup”

0

Paraditen e nesërme, konkretisht në orën 10.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" do të nisë turneu i VIII ndërkombëtar i xhudos "Vllaznia Cup". Në këtë turne të përvitshëm që zhvillohet nën kujdestarinë e Albania Judo Kodokan, me mbështetjen e Sportklub Vllaznia, do të marrin pjesë shumë sportistë dhe jo vetëm nga Shqipëria.