Vllaznia mbyll përgatitjet. Ja ku grumbullohet para Flamurtarit

11 Tetor 2017

Mesditën e sotme ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në pragndeshjen me Flamurtarin dhe futbollistët pasi kanë shkuar për pak kohë pranë familjeve të tyre, në orët e pasdites janë bashkuar së bashku por këtë herë për të mos u ndarë deri nesër në të njëjtën orë.

Kuqeblutë janë grumbulluar në pragndeshjen me Flamurtarin dhe destinacioni i tyre është sërish i njëjti: "Gardenland Resort". Nëse kombëtarja shqiptare dhe ajo kosovare e ndryshuan së fundi rezidencën e tyre në grumbullimet e bëra në Shkodër, skuadra e Vllaznisë nuk e ka ndryshuar atë dhe do të vazhdojë të qëndrojë sërish në këtë resort pak kilometra larg qytetit. Atmosfera në skuadër duket pozitive dhe tashmë pritet vetëm ndeshja ndaj vlonjatëve e cila duhet fituar patjetër.
© shkodrasport.com

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree