...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZgjedhjet dhe ora policore, FSHF ndryshon oraret e ndeshjeve në Shqipëri

Zgjedhjet dhe ora policore, FSHF ndryshon oraret e ndeshjeve në Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar klubet se duke nisur nga fundjava që vjen, në Kategorinë e Parë dhe të Dytë, sfidat do zhvillohen në orën 15:00 dhe jo në 13:30 siç ka qenë deri në këtë moment, mëson newsport.al.

Një vendim I tillë vjen edhe për faktin se Qeveria shqiptare ka vendosur që prej situatës së covid-19 të shtyjë orarin policer deri në 22:00 të mbrëmjes, nga 20:00 që ishte më herët.

Gjithashtu, organizmi i futbollit ka vendosur që fundjavën e 24 dhe 25 prillit duelet të zhvillohen vetëm të shtunë, pasi në 25 prill mbahen në Shqipëri zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare.

Orari I ri pritet të prekë edhe Superligën, me ndeshjet që nuk do luhen më në orën 13:00. Për javën e 28-të, FSHF nuk ka caktuar ende oraret, ndërsa duelet do zhvillohen të diel në 18 prill.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.