Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLDy talentet shqiptarë të Kombëtares U-17 drejt Palermos, menaxheri Dodi dhe dy...

Dy talentet shqiptarë të Kombëtares U-17 drejt Palermos, menaxheri Dodi dhe dy arbëreshë mundësojnë transferimin

Tashmë që jemi në periudhë merkatoje, duket se shumë talente shqiptarë po kërkojnë që të lëvizin që në moshë të re dhe të provojnë fatin e tyre pse jo edhe në kampionatet e moshave në Itali.

Është menaxheri Bruno Dodi që konfirmon se së shpejti do të transferojë, dy lojtarët e talentuar, Kleo Buzdra që luan si mbrojtës qednre dhe është vetëm 17-vjeçar, si dhe Astrit Rama sulmues edhe ky sapo ka mbushur të 17-tat.

Të dy madje kanë qenë pjesë edhe e Komnbëtaresve të moshave dhe së fundmi janë grumbulluar duke lënë gjurmë edhe me U-17 e Shqipërisë.

Të dy shqiptarët kanë lindur në Greqi, e madje janë rritur dhe trajnuar në akademitë e njohura në Greqi, në Olimpiakos, ndërsa tashmë në saj edhe të menaxherit të FIFA-s, Bruno Dodi që ka transferuar shumë shqiptarë dhe me njohje, në Greqi Itali dhe në Ballkan, ata pritet që të kalojnë në kampionatet italiane, madje pjesë e klubit të Palermos.

“Po, është e vërtetë, janë lojtarë të talentuar, ka interes dypalësh, kështu që pistat italiane janë një ardhme e sigurtë sidomos për lojtarët e rinj shqiptarë.

Si Buzdra ashtu edhe Rama mund të luajnë edhe në Seria C, pasi ka interes nga ekipet e Palermos. Në saj të raporteve të dy miqve të mij të shkëlqyer arbëreshë që ju jam mirënjohës, Roasrio Peta dhe Morena Picone, të cilët kanë mundësuar edhe transferimin e të dy talenteve nga Shqipëria”, – tha menaxheri Bruno Dodi për “Vipsport.al”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments