HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMenaxheri shkodran Ruci sjell edhe tre brazilianë të tjerë në futbollin shqiptar

Menaxheri shkodran Ruci sjell edhe tre brazilianë të tjerë në futbollin shqiptar

Pas transferimit me sukses te tre futbollisteve braziliane tek Liria e Prizrenit, menaxheri shkodran Artan Ruci ka bere edhe nje tjeter transferte, por kete here ne futbollin shqiptar.

Ai ka sjelle ditet e fundit edhe tre futbolliste te tjere braziliane tek Gramozi i Ersekes. Ne fakt, vete Ruci e kishte paralajmeruar ne prononcimin e tij per “Shkodra Sport” se shume shpejt do te bente transferta edhe ne kampionatin shqiptar dhe kete e beri realitet.

Lidhjet e tij jane kryesisht te perqendruar me agjensi dhe menaxhere braziliane e per kete arsye, puna dhe fokusi i tij jane tek lojtaret nga ky vend.

Padyshim qe Ruci dhe bashkepunetoret e tij do te vazhdojne te sjellin lojtare ne Shqiperi. Ai ka vetem nje vit qe merret me kete pune dhe sivjet ka hyre fuqishem ne treg.

Kuptohet qe keto levizjet e para dhe niveli i lojtareve qe sjell, do te jene nje bonus i mire per te, per te bashkepunuar edhe me ekipe te Kategorise Superiore ne te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments