Vllaznia në basketboll për meshkuj pas fitores që mori në javën e parë të kampionatit ndaj Tiranës në transfertë do të ketë një tjetër përballje të vështirë teksa do të presë ekipin shqiptar të Kosovës Prishtinën duke nisur kështu Supërkupën Mbarkombëtare.
Në këtë Superkupë marrin pjesë edhe Teuta dhe ekipi tjetër i Kosovës Golde Eagle Ylli. Në prag të ndeshjes me Prishtinën trajneri i Vllaznisë Nikola Milatoviç thotë se kuqeblutë do të kërkojnë një paraqitje pozitive.
Trajneri i Vllaznisë sa i përket kampionatit shqiptar i cili sapo ka nisur thotë se nuk është i kënaqur me ekipin e tij edhe pse mori një fitore në përballjen e parë në transfertë me pretendentët e Tiranës.
Një shqetësim për trajnerin e Vllaznisë janë oraret e ndeshjeve që ndryshojnë shpesh nga Federate Shqiptare e Basketbollit dhe që nuk janë aspak të përshtatshme duke qenë se përballja mes Vllaznisë dhe Prishtinës do jetë në ora 20:30 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Vllaznia këtë sezon do të kërkojë fitimin e të gjitha trofeve si dhe një paraqitje dinjitoze në superkupën mbarëkombëtare dhe ligën mbarëkombëtare që pritet të fillojë që do jetë sërish me ekipet e Shqipërisë dhe Kosovës./star-plus.tv/