HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETe Vllaznia me sytë nga Liridon Latifi. Objektivat varen edhe prej tij

Te Vllaznia me sytë nga Liridon Latifi. Objektivat varen edhe prej tij

Liridon Latifi erdhi në verë për t’i dhënë Vllaznisë “konfidencën” e duhur në sulm, por problemet psikologjike që pas humbjes së penalltisë me Tiranën në Shkodër, e kanë penguar mjaft dhe deri më tani ka vuajtur për të treguar versionin e tij më të mirë.

Në Shkodër pritet shumë më tepër prej mesfushorit kosovar, teksa deri para disa ndeshjes ishte lojtari më në zë, i cili me lojën e tij dha shumë tek ekipi i Vllaznisë.

Para disa ndeshjesh, ai ishte lideri i shkodranëve, teksa Latifi me këto paraqitje që bëri me shkodranët, arriti edhe të fitonte një vend në formacionin më të mirë të Abissnet Superiore.

Megjithatë, u bënë disa ndeshje që Liridon Latifi, është “zhdukur” nga vëmendja e lojës së Vllaznisë, por jo vetëm. Kjo për arsye se forma e tij ka qenë shumë e dobët dhe larg pritshmërive nga ç’e kemi parë, kur luante në Shqipëri me Skënderbeun.

Arsyet për këtë paraqitje jo të mirë të Latifit, mendohet se ka ndikuar forma e tij jo optimale, por edhe mosambientimi dot me klubin shkodran. Shpjegimet janë të shumta, por Liridon Latifi mund të jetë një nga pikat e referimit të ekipit të Vllaznisë për projektin e së ardhmes, prandaj prej tij pritet kthesa sa më parë në formën më të mirë.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments