HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Dinamo mund Laçin me dy gola dhe hyn...

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Dinamo mund Laçin me dy gola dhe hyn plotësisht në garën për ‘Final 4’

Dinamo ka mundur sot me shifrat 2-0 Laçin, duke iu afruar përsëri katërshes së parë dhe duke bërë që të harrohen javët e errëta kur gjendej në vendet e fundit të renditjes së Superiores.

Skuadra e Mehmetit ka bërë gjithçka siç duhet në sfidën e sotme, teksa ka shënuar nga një gol në fundin e secilës pjesë të lojës, duke mbrojtur më pas me kujdes për të mos pësuar për të katërtën ndeshje radhazi.

Sali ka bërë diferencën në momentet kur kërkohej ndërhyrja e tij dhe tashmë blutë janë në vendin e pestë në renditje.

DINAMO 2-0 LAÇI
43′ Andoni, 90′ Bardhi

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments