Nga Endri ÇINARI
Në skemën 3-5-2 që aplikon trajneri Martini tek Vllaznia, një rëndësi shumë të madhe kanë futbollistët e krahut. Pasi në një sistem të tillë loje dy futbollistët e vendosur si në të djathtë e në të majtë duhet të zhvillojnë 90 minuta aktive si në mbrojtje edhe në sulm.
E kuqeblutë duket se pikërisht këto pozicione i kanë blinduar, pasi nga krahët skuadra duket se ka “fluturuar.” Duke nisur fillimisht me krahun e djathtë, ku në fillim të edicionit u pozicionua Gurishta. Që shënoi edhe një gol në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Egnatias në fitoren 2-0, raporton shkodrasport.com
Pas 30-vjeçarit në atë rol ka shërbyer Mala, i cili këtë edicion ka shënuar, por edhe asistuar për 9 herë kampionët e vendit tonë. E teksa në periudhën e fundit, në të djathtë po luan Kastrati, me kosovarin që pavarësisht se ende nuk ka shënuar ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për ekipin. Duke asistuar në dy ndeshje, por edhe duke dhuruar shumë klas e ritëm në fushë. Edhe në të majtë ekipi nuk ka çaluar aspak me Jagon që ka qenë zakonisht titullar.
Ku braziliani ka zhvilluar performanca konstante, madje duke gjetur edhe golin në fitoren 1-0 ndaj Elbasanit. Ku edhe alternativa e tij momentalisht, Hakaj ka gjetur golin dhe asistin në këtë edicion. Me Vllazninë që duket e “blinduar” nga krahët, të cilët janë shumë të rëndësishëm në sistemin dhe skemat që aplikon zakonisht trajneri Martini.(www.shkodrasport.com)