HomeKRYESOREBarcelona siguron talentin brazilian, paguan 40 milionë euro te Gremio

Barcelona siguron talentin brazilian, paguan 40 milionë euro te Gremio

Barcelona ka mbyllur sot marrëveshjen për transferimin në “Camp Nou” të talentit brazilian Arthur Henrique Ramos De Oliveirao Melo, që luan me skuadrën e Gremio.

Mesfushori, që njihet thjesht me emrin Arthur, është paguar 30 milionë euro, plus 9 të tjera bonus dhe që nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën “blaugrana”.

Lajmin e ka konfirmuar në faqen e saj zyrtare vetë skuadra spanjolle, që e vlerëson shumë transferimin e talentit 21-vjeçar.

Një futbollist që luan si regjizor në mesfushë dhe që sezonin e kaluar ka fituar edhe Kupën Libertadores në Amerikën Latine, një talent që pritet të shpërthejë edhe në Europë sezonin tjetër.

Barcelona po bëhet gjithnjë e më shumë “made in Brasil”, pasi te skuadra e trajnerit Valverde luajnë edhe Paulinho e Coutinho.

Mediat iberike e konsiderojnë Arthur si një mbret të pasimit, i aftë teknikisht në driblime dhe e mbron mjaft mirë topin./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments