HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me një mungesë të rëndësishme për ndeshjen me Kamzën

Vllaznia me një mungesë të rëndësishme për ndeshjen me Kamzën

Skuadra shkodrane do të ketë një mungesë të rëndësishme mesa duket për ndeshjen e së mërkurës ndaj Kamzës.

Kur u duk se gjërat po shkonin mirë edhe sa i takon dëmtimeve apo kartonave, ka dalë një problem.

Bëhet fjalë për atë të mesfushorit nigerian Nurudeen Orelesi. Ai u dëmtua në pjesën e parë të ndeshjes në Vlorë dhe për këtë arsye, në pushimin e saj i la vendin Krymit.

Fillimisht u mendua se nuk ishte diçka serioze por sot ka rezultuar ndryshe.

Shkalla e dëmtimit duket më serioze sesa mendohej dhe për këtë arsye, trajneri Gjoka ka filluar t’i bëjë planet pa këtë lojtar.

Gjithsesi do të jetë edhe dita e nesërme që do të vendosë për këtë gjë por gjasat janë që Vllaznia të mos e mendojë si të gatshëm këtë lojtar.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments