Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIVllaznisë "s'i bën derman" as Tom Doshi

Vllaznisë “s’i bën derman” as Tom Doshi

Prej disa javësh është duke i qëndruar shumë pranë Vllaznisë.

Me shpërblime për ekipin, para të shpenzuara për grumbullime e tifozë dhe për ta mbyllur këtë tifozllëk, Tom Doshi mbrëmjen e së mërkurës ka qenë i pranishëm në tribunën “VIP” të stadiumit “Loro Borçi”.

E ka bërë një gjë të tillë për të mbështetur kuqeblutë por në fund padyshim që do të jetë zhgënjyer nga mosmarrja e fitores nga ana e tyre.

Deputeti i Shkodrës nuk njihet si tifoz, madje deri para pak kohësh, nuk ka dashur t’ia dijë për futboll.

Por kohët e fundit ka qenë ndryshe. Megjithatë ai prania e tij pranë skuadrës, as mbështetja financiare nuk po e ndihmon Vllazninë të dalë nga situata e vështirë ku ndodhet.

Se për çfarë ka nevojë ajo, askush nuk mund ta dijë. Kuqeblutë rrezikojnë më shumë se kurrë për rënien nga Superligë dhe kësaj herë mesa duket “s’i bën derman” as Tom Doshi.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments