HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFOTO / E çuditshme! UEFA njeh Sindrit Gurin si golashënuesin e Superiores!

FOTO / E çuditshme! UEFA njeh Sindrit Gurin si golashënuesin e Superiores!

Përfundimi i Kategorisë Superiore, përveçse ka dekretuar titullin kampion, kualifikimet në Europë apo rënien, ka caktuar edhe titullin e golashënuesit më të mirë.

Sipas llogarive në Shqipëri, Ali Soue i Skënderbeut është ai që ka bërë të tijën “Këpucën e Artë” me 21 gola të shënuar gjatë këtij sezoni. Por jo për UEFA-n.

Në faqen zyrtare të internetit të organizatës që administron futbollin europian, sulmuesi i kuksianëve shihet i barazvlerësuar me Sindri Gurin në kuotën e 21 golave të shënuar.

Edhe pse në fakt llogaritë në Shqipëri e shohin sulmuesin e Kukësit në kuotën e 20 golave të shënuar, të fundit pikërisht sot ndaj Flamurtarit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments