HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREZhunior bën golat tek Vllaznia, por lojtari më në formë tek Vllaznia...

Zhunior bën golat tek Vllaznia, por lojtari më në formë tek Vllaznia është një tjetër

Pesë gola në pesë ndeshje kampionat dhe braziliani Zhunior udhëheq Vllazninë drejt Superligës. Lojtari i ardhur këtë sezon tek kuqeblutë po rezulton shumë efikas megjithatë një tjetër futbollist është lojtari më në formë i kësaj skuadre.

Bëhet fjalë për Erdenis Gurishtën. Ndoshta fillimisht trajneri Lika nuk e kishte menduar titullar pas ardhjeve të merkatos së verës, por hyri në formacion si rrjedhojë e mungesave që kishte ekipi.

Dhe ai jo vetëm që nuk ka dalë më prej tij, por është shndërruar në një element shumë të rëndësishëm.

Aq sa atë e sheh duke luajtur në shumë pozicione. E ka filluar këtë kampionat duke luajtur si qendërmbrojtës përkrah rumunit Ignat, kaloi si mbrojtës i djathtë kur u dëmtua Gocaj, ndërsa në ndeshjen e fundit ndaj Veleçikut ka provuar tre pozicione brenda 90 minutave.

E nisi si mbrojtës i djathtë, kaloi më pas si mesfushor në këtë krah ndërsa në pjesën e dytë u bë edhe mbrojtës i majtë.

Kudo ku po luan, po e justifikon mjaft mirë besimin e trajnerit dhe prandaj është shndërruar në një element shumë të rëndësishëm të skuadrës.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments