HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREVllaznia kryeson bindshëm por trajneri Lika "e merr shtruar"

Vllaznia kryeson bindshëm por trajneri Lika “e merr shtruar”

Pas pesë javësh kampionat Vllaznia kryeson bindshëm në kampionat duke qenë pesë pikë larg ekipit të vendit të dytë- Dinamos dhe gjashtë pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Erzenit.

Me këtë të fundit, ekziston mundësia për ta çuar në nëntë pikë diferencën pasditen e nesërme në rast fitoreje dhe do të thotë padiskutim një kundërshtar më pak. Por pavarësisht kësaj situate të krijuar trajneri i ekipit shkodran Hasan Lika asnjëherë nuk nxitohet.

Në fjalët e tij nuk përmendet askund fjala “Superligë”. Padiskutim që ky është kyçi i suksesit tek Vllaznia. Megjithatë kjo duhet ruajtur sepse ndryshe pasojat mund të ndihen pastaj tek skuadra.

Fokusi është përqendruar tek sfida e rradhës me shijakasit që do të luhet në “Reshit Rusi” ditën e nesërme. Në rast fitoreje, ajo do të jetë e gjashta rradhazi dhe konfirmim i një ecurie të mirë por objektivi i kuqebluve është i qartë për ta thelluar edhe më shumë diferencën me ndjekësit në mënyrë që në fazën e tretë kur të përgjysmohen pikët, ata të jenë të qetë për të arritur objektivin që kanë.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments