HomeKRYESORETrepça '89 shumë pranë marrëveshjes me mesfushorin shkodran

Trepça ’89 shumë pranë marrëveshjes me mesfushorin shkodran

Drejt Kosoves mund te shkoje edhe nje tjeter futbollist shkodran. Ansi Nika ishte një nga largimit e Flamurtarit gjatë kësaj merkato. Shkodrani firmosi në fillim të sezonit, por aventura e tij në Vlorë ka zgjatur shumë pak.

Zyrtarimi për largimin e tij është bërë ditën e djeshme nga vetë lojtari, ndërsa tani është një futbollist I lirë dhe në kërkim të një skuadre të re.

Sipas asaj që raporton “Gazeta Olle”, në Kosovë, Trepça’89 është në bisedime me mesfushorin Ansi Nika. Një gjë e tillë është konfirmuar nga trajneri i skuadrës kosovare, Abedin Zeka.

Trepça’89 militon në Superligën e Kosovës dhe pas 17 javësh të luajtura renditet në vendin e 8-të me 23 pikë duke rrezikuar “Play Offin”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments