Menyra me te cilen Barcelona ka “pastruar dollapet” ne merkaton e fundit le dyshime ne lidhje me efikasitetin e atyre që janë përgjegjës për “Operación Salida”.

Vetëm një nga katër lojtarët e larguar në janar kanë sjellë të ardhura për arkën e Barcelonës: Javier Mascherano. Pjesa tjetër, që është Rafinha, Arda Turan dhe Gerard Deulofeu, janë larguar me kosto zero.

Qëllimi fillestar i klubit ishte t’i transferonte ato, por kjo ishte e pamundur. Askush nuk ishte i gatshëm të rëndojë xhepat e vet për këta futbollistë në mes të sezonit.

Ata janë lojtarë, performanca e të cilëve është e panjohur, prandaj klubet e tyre të destinacionit kanë kërkuar huazime dhe, nëse është e përshtatshme, do të flasin për një transferim final kur të mbarojë sezoni.

Në çdo rast, rënia e faturës së pagave është e rëndësishme, veçanërisht në rastet e Arda dhe Mascherano. E qartë është se, përveç Neymarit, katalanasit kanë një kohë të vështirë në shitjen e lojtarëve të tyre.

Në vitet e fundit kanë shkuar pa lënë asnjë euro në arkat e klubit Sandro, Song, Montoya, Alves, Mathieu, Masip (falas), Munir, Samper, Douglas, Marlon, Rafinha, Arda dhe Deulofeu.