Pavarësisht kthesave të bujshme në futboll, kjo nuk do të ndodhë me Carlo Ancelottin, i cili nuk joshet për momentin që të jetë trajner i kombëtares së Italisë.

Tekniku i njohur italian, aktualisht i papunë pas shkarkimit nga Bayern Munich, i intervistuar nga “Corriere dello Sport”, e përsërit dëshirën e tij për të drejtuar një klub dhe jo ekipin kombëtar.

“Federata tani, me ndihmën e Coni, duhet të krijojë një strukturë të re, pastaj të marrë vendimin. I qëndroj idesë sime: së pari duam qartësi. Më tërheq më shumë ideja për të drejtuar sërish në nivel klubi, që të luajmë në Champions.”

Tashmë, Champions-in, ka shumë konkurrentë këtë vit, mund ta fitojnë, sipas Ancelottit: “Së pari ishin 4-5 ekipe favorite, dy spanjollë, Manchester United, Bayern dhe Juve (në periudhën e fundit). Tani janë shtuar edhe 2-3 ekipe angleze dhe PSG-ja”.

Dy fjalë edhe për Juventusin, që do të jetë e vështirë të mbërrijë deri në finalen e Kievit: “Është një ekip, që vështirë se mungon në fazat finale të Champions-it.

Edhe kur fushë ka probleme, gjithmonë e gjen rezultatin, siç po ndodh tani. Kjo për shkak se ka një soliditet mbrojtës absolut, por me Tottenham nuk është e thjeshtë”. Së fundi, në lidhje me kampionatin italian, Ancelotti thekson:

“Kur Juve ka uri, është e vështirë për t’u ndalur. Napoli” Është e vërtetë se po luan një futboll të mirë, por Liga e Kampionëve nuk është me fat”./telesport/