Mungesa dy ditë në stërvitje e trajnerit të portierëve të Vllaznisë Avenir Dani duket se ka çuar në “ndarjen” përfundimtare të tij me këtë skuadër. Drejtuesit e klubit e kanë pritur jo më kot një rikthim të mundshëm të tij duke menduar se gjithçka ka qenë një debat i momentit por nuk ka ndodhur kështu.

Ish- portieri i njohur duket se e ka ndarë mendjen përfundimisht për të mos qenë më pjesë e stafit kuqeblu dhe për rrjedhojë ai tashmë edhe zyrtarisht nuk do jetë më në pankinën e Vllaznisë. Vendimi është bërë i ditur sot nga ana e administratorit të klubit i cili nuk ka dashur t’i japë shumë rëndësi kësaj çështje por thjesht është ndalur në atë se është ndërprerë një marëdhënie dhe kaq. “Çdo fillim e ka një klub. Askush nuk është i përjetshëm në pozicionin që mban. Me trajnerin e portierëve Dani është mbyllur gjithçka dhe ai nuk do të jetë më pjesë e stafit të Vllaznisë”- ka thënë Gjyrezi.

© shkodrasport.com