Barcelona ka arritur marrëveshjen për Neymar, por ka një problem të madh që pengon zyrtarizimin e operacionit.

Neymar la Spanjën për Francën në vitin 2017 për 222 milionë euro në atë që mbetet transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.

Por pas gjashtë viteve në Paris, klubi dhe lojtari duken gati për t’u ndarë, duke vënë në dijeni elitën e Europës.

Chelsea dhe Manchester United janë ndër ekipet e interesuar për Neymar, por një rikthim në Nou Camp duket se është preferenca e sulmuesit.

Sipas Khaled Waleed të beIN Sports, PSG dhe Barca kanë një marrëveshje për brazilianin.

Por paga e Neymar-it rezulton një pengesë e vështirë për t’u kapërcyer dhe do t’i duhej PSG-së që të ndihmonte duke paguar një pjesë të madhe të saj.

Super ylli besohet se fiton rreth 700 mijë euro në javë, duke i bërë edhe pronarët pasanikë të klubit francez që të kërkojnë të lirohen nga rroga e tij.

Por gjendja e rëndë financiare e Barçës nuk i lë ata në asnjë pozicion për të përballuar pagën aktuale të Neymar.

Kjo situatë mund t’i shtyjë dy klubet të bien dakord për transferimin e lojtarit në Spanjë me formulën e huazimit nëse paga e lojtarit do të paguhet përgjysmë nga dy klubet.