Barcelona dhe Real Madridi luajtën mes tyre në “Camp Nou” klasiken e parë të këtij sezoni, shkruan Syri.net.

Në fakt, kjo ishte një ndeshje që duhej të luhej më 26 tetor, por për shkak të protestave në Katalonjë u shty dhe u zhvillua mbrëmjen e sotme.

Sërish pati protesta në Barcelonë, por e kundërta ndodh në fushë, teksa në “Camp Nou” skuadrat bëjnë “paqe”, duke e mbyllur “El Clasicon” në barazim pa gola.

Edhe pse të dy ekipet patën raste për shënim, rruga e rrjetës nuk u gjend.

Me këtë barazim, të dy ekipet bashkëkryesojnë renditjen e La Ligës me 36 pikë.