Vllaznia “tallet” me Elbasanin. E mund 138-76 në takimin e sotëm

0

Skuadra shkodrane në basketboll për meshkuj e ka nisur fazën e dytë të kampionatit me një rezultat shumë të thellë. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi", ajo ka fituar me rezultatin 138-76 ndaj Elbasanit. Vetë ky rezultat tregon për epërsinë e madhe të djemve kuqeblu. Ata kanë fituar periodën e parë në shifrat 32-14 dhe epërsia ka ardhur duke u thelluar teksa në të dytën është fiksuar rezultati 38-23. Në këtë mënyrë, në pushim dy ekipet kanë shkuar me një diferencë prej 34 pikësh, duke u thelluar edhe më shumë në të dytën.

Vllaznia, gati për të fituar edhe Superkupën ndaj Kamza Basket

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj do të kërkojë të fitojë edhe Superkupën e Shqipërisë. Ky është njëri nga tre trofetë e rëndësishëm që jep Federata Shqiptare e Basketbollit gjatë vitit dhe atë e diskutojnë skuadra kampione në fuqi me fituesen e kupës në fuqi. Pra, është një përballje në mes ekipit Kamza Basket dhe Vllaznisë. Kjo e fundit duket në delir pas fitores së kupës në ditët e fundit të muajit dhjetor. Do kërkojë patjetër fitoren edhe të këtij trofeu ndonëse finalja e tij do të zhvillohet në Kamëz. Trajneri Gjeçaj dhe basketbollistët e tij janë të përgatitur për ta kurorëzuar me sukses edhe këtë ndeshje dhe po punojmë me shumë intensitet në stërvitje çdo ditë me nga dy séanca.

Basketbolli, një ëndërr që shuhet

0

Opinion nga Dritan GJYREZI


Tek po dëgjoja të rejat sportive në “Sport Ekspres” më tërhoqi vëmendjen një lajm që s’doja ta besoja. Kombëtarja e Basketbollit nuk do të marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare vitin që vjen. Nuk doja ta besoja, por ishte e vërtetë.

Roland Koka: Dua më shumë vëmendje nga klubi për ekipin tim

0

Traineri i Vllaznisë në basketboll për të rinj, Roland Koka shprehet i shqetësuar për ekipin e tij teksa kërkon më shumë vëmendje nga "Sport Klub Vllaznia" për këtë skuadër. Koka u shpreh për gazeten pas dy fitoreve brenda 24 orëve me Tiranën në transfertë dhe Skënderbeun në Shkodër. Duke parë ecurinë e mbështetjen e ekipit të parë të Vllaznisë, të njëjtën gjë kërkon edhe për brezin e ri. "Mendoj që Klubi Vllaznia duhet ta hedhë shikimin mjaft tek ky brez i ri, tek ky ekip mjaft simpatik me lojtarë të gjatë bashkohor e jo vetëm me gjatësi të admirueshme por edhe me teknikë. Të realizohs këtë pikavarazh tregon qartë se kanë vlera, mbi 4-5 herë kanë arritur që të bëjnë zhytje nga lart, ndoshta nuk është një faktor por një vlerë është ndaj them se Sport Klub Vllaznia duhet të tregojë më shumë interes ndaj këtyre djemve të rinj me forma që e di vetë Klubi në mënyrë që ti ketë më afër dhe ti stimulojë këta lojtarë që të punojmë pak më shumë".

Gjeçaj: Merkatoja? Kontigjenti që kam më mjafton për të dalë kampion

0

Deri në fund të janarit të gjithë ekipet e basketbollit kanë mundësi të bëjnë merkato. Periudha e ndërprerjes së kampionatit, ua jep këtë mundësi por në fakt, ekipi kryesues, ai I Vllaznisë duket se nuk ka ndër mend të bëjë ndonjë përforcim tjetër. Skuadra duket e plotë dhe sipas trajnerit Bledar Gjeçaj, kontigjenti aktual është I mjaftueshëm për të arritur objektivat që ajo ka. Ndryshe do të ndodhë nëse ekipet rivale forcohen. Këtë gjë, Gjeçaj e ka bërë të ditur në një intervistë për gazetën shkodrasport.com kur është shprehur:

Gjeçaj: Merkatoja? Kontigjenti aktual mjafton për të dalë kampion

0
Deri në fund të janarit të gjithë ekipet e basketbollit kanë mundësi të bëjnë merkato. Periudha e ndërprerjes së kampionatit, ua jep këtë mundësi por në fakt, ekipi kryesues, ai I Vllaznisë duket se nuk ka ndër mend të...

Kryebashkiaku Luka pret ekipin e basketbollit, fitues të Kupës

0

Kryebashkiaku i Shkodrës Lorenc Luka ka pritur dje në zyrën e tij në nga ekipet më të mira sportive të këtij qyteti. Suksesi i ekipit të basketbollit të Vllaznisë për meshkuj, i cili pas një pauze prej 18 vitesh, arrin të fitojë trofeun e Kupës së Shqipërisë, nuk ka kaluar pa marrë vlerësimet e duhura nga ana e institucionit vendor. Kryebashkiaku Lorenc Luka ka pritur dje ekipin së bashku me stafin teknik me në krye trajnerin, Bledar Gjeçaj. Pasi i ka uruar për suksesin e arritur si dhe atmosferen mjaft entuziaste që ka sjellë kjo fitore në komunitetin e qytetit të Shkodrës, Luka ka garantuar basketbollistët dhe drejtuesit e tyre për një mbështetje të gjithanshme nga ana e institucionit që ai drejton.

Basketbolli, sporti që dhuroi emocionet më të mëdha gjatë 2013-ës

0
Basketbolli ka qenë sporti më I dashur për sportdashësit shkodranë gjatë vitit 2013. Ekipi I meshkujve të Vllaznisë si gjatë kampionatit të kaluar, ashtu edhe gjatë gjysmës së parë të kampionatit aktual, ka arritur të bëjë gjithçka mirë duke...

Vllaznia mund 105-88 Tiranën dhe fiton Kupën e Shqipërisë

0
Festë e madhe sportive sonte në Shkodër. Vllaznia për meshkuj është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë.Pas finales së kupës për femra ku Flamurtari mundi 93-70 Tiranën dhe meritoi kupën, është zhvilluar një ceremoni shumë interesante, ajo e shpalljes...

Vllaznia për femra mundet 83-89 në gjysmëfinale nga Flamurtari

0

Vllaznia për femra nuk ka mundur dot të sigurojë një vend në finalen e nesërme të kupës.Ajo është mundur me rezultatin 83-89 nga Flamurtari. Vendaset e Vllaznisë të cilat ndonëse shumë të reja në moshë, kanë arritur të rezistojnë jo pak në fushë madje nëse do të kishin qenë më të kujdesshme, mund të kishin shkaktuar edhe ndonjë suprizë. Vajzat e drejtuara nga trajneri Rasha në fakt e kanë fituar periodën e parë me rezultatin 22-19 dhe kanë udhëhequr edhe në periodën e dytë por më pas, Flamurtari ka shfrytëzuar përvojën e lojtareve të saj duke e fituar atë 26-19 dhe duke kthyer rezultatin.