“Vllaznia” 2012 – shembull i shkëlqyeshëm i rrënimit të traditës

0

Opinion nga BESNIK DIZDARI


Nga ngjarjet e ditëve të fundit në futbollin shqiptar, dy janë që më bëjnë përshtypje: njëra me kah të mirë dhe tjetra me kah jo të mirë.
Në të parën hyn rasti i trajnerit të Vllaznisë, Shpëtim Duro, të cilin nuk e shkarkuan, ndonëse “komentet” e “analizat” e pakëndshme ashtu siç nuk pushuan derisa e çuan trajner te Vllaznia muaj më parë, po aq nuk pushuan këto ditë për ta shkarkuar.

Vllaznia shkundet nga “pluhurosja” e identitetit

0

Opinion nga Redan BUSHATI

Po, kështu duhej të reagonin në kohë drejtuesit më të lartë të klubit Vllaznia. Tashmë, “mëkatarët” e gjendjes aktuale të Vllaznisë kanë marrë dënimin maksimal, por edhe brenda normave të funksionimit të një ekipi futbolli europian. Tek Vllaznia, ashtu siç edhe mund ta dini, janë gjobitur me 45% të shumës totale të kontratës dhe pezulluar për të mos qenë pjesë e ekipit të parë për 3 muaj, as në stërvitje, Tefik Osmani dhe Vilfor Hysa. Masë ndëshkimore më “relaksuese” kanë marrë: Ilir Nallbani dhe Halim Begaj, duke u gjobitur me 35% të vlerës së kontratës. Sakaq, futbollistët e tjerë janë gjobitur me një rrogë e gjysëm mujore.

Ku po shkon o moj Vllazni?

0

Nga Eqrem Mustafa (Shkodër)

Futbolldashsit në Shkodër thonë
Ku po shkon Vllaznia jonë?
Ç’po ndodh këto sezone me ty,
Kur do t’shohim prapë në kry?

Vllaznia sot analiza. Priten vendime surprizë

0

Analizë nga Gjergj KOLA

Mbrëmjen e sotme Vllaznia do të mësojë shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me të ardhmen e saj. Analiza që do të zhvillohet për gjysmën e parë të sezonit, pritet të shoqërohet me masa ndëshkimore. Në rradhë të parë për trajnerin, pastaj për lojtarët por nuk përjashtohet mundësia që të mos mbesë jashtë këtij ndëshkimi edhe ndonjë pjestar tjetër I klubit.

Organizimi dhe funksionimi i dobët i Vllaznisë

0

Opinion nga Redan BUSHATI

Ka ulur siparin gjysma e parë e Kategorisë Superiore, me 13 javët përbërëse të saj, ku kampion dimri është shpallur Skënderbeu i Korçës. Në 1170 minutat e para të superligës 2012-2013, Vllaznia ka arritur të grumbullojë 17 pikë (44% të pikëve të mundshme), duke u renditur në vendin e tetë. Nga këto (17 pikë), 11 pikë ka "vjelë" në shtëpi (52,4% të pikëve të mundshme), duke lënë kësisoj 10 pikë, ndërsa 6 pikë ka marrë në transfertë (33,4% të pikëve të mundshme), duke lënë kësisoj 12 pikë.

Dikujt i intereson “ulja” e vlerës së aksioneve të Vllaznisë

0

Opinion nga Qamil Gjyrezi*

Situatën e Vllaznisë, këtij simboli të qytetit 2400 vjecarë, sic është Shkodra e kam ndjekur më së shumti nga media e shkruar dhe ajo vizive. Nuk ka se si për një dashamirës të një ekipi futbolli si puna ime, ta ndjeki ecurinë e këtij simboli në stadium, kur ekipi i tij i zemrës, e fillon kampionatin me humbje në shtëpinë e vet me Skënderbeun.

Çka më kujton 90-vjetori i shoqnisë “Vllaznia”

0

Nga Besnik Dizdari

Mbas gjashtë ditëve, me 16 shkurt 2009, âsht 90-vjetori i Shoqnisë “Vllaznia”. Shì në daten kur ajo lindi: 16 shkurt 1919! I ka mbetë sportit kjo punë në nji mënyrë kuptimplote, po “Vllaznia” âsht krijue si nji shoqni atdhetare e kulture, sportive dhe e artit. Kësisoj, përkujtimi i saj âsht përtej kufijve sportivë. Madje për kah randësia e historia kombëtare.

Vllaznia drejt Krujës për të zgjidhur shumë dilema

0
Opinion nga Gjergj KOLA Ballafaqimi I së shtunës me Kastriotin konsiderohet shumë I rëndësishëm për Vllazninë. Në rast fitoreje, ajo do të ngjiste disa vende ndoshta në renditje por e kundërta mund të ndodhë nëse humbet por edhe barazon. Me...

Këto janë gabime foshnjarake z. Duro!

0

Opinion nga Aleksandër Kaçi

Ndeshjet mes Vllaznisë dhe Flamurtarit, nisur nga tradita por dhe futboolistët që këto klube i kanë dhënë futbollit shqiptar, vazhdimisht kane tërhequr interesimin e opinionit futbolldashës shqiptar e në veçanti atij shkodran. Edhe ndeshja e djeshme mes këtyre dy ekipeve dallohej qartë se kishte fituar interesimin e duhur. Spektatori ishte në stadium dhe priste shkëndinë e rezultateve nge ekipi i zemrës për t'iu afruar dhe më shumë.

Vllaznia- Flamurtari, barazimi që i vlejti vetëm Shpëtim Duros

0

Opinion nga EDUARD ILNICA


Në kushte të tjera, flasim gjithmonë sa i përket klasifikimit, ndoshta barazimi mes Vllaznisë dhe Flamurtarit do të ishte rezultati më i drejtë i mundshëm dhe asnjëra palë nuk do të mërzitej. Por duke parë barazimin e djeshëm, edhe pse rezultati ishte 0-3 për Flamurtarin për një moment dhe një pikë do të cilësohej me vlerë për shkodranët (kanë merita të padiskutueshme, që gjetën forca dhe i shënuan tre gola ekipit pretendent), nuk vlejti aspak.