Vllaznia bahet vetëm me shkodranë

0

Opinion nga Tonin FRROKU


Vetëm pak kohë para se të fillonte ky sezon në këtë gazetë pata thanë se kjo Vllazni nuk është ndërtuar për titull. Për shumë arsye. Mbi të gjitha për politikat sportive të kësaj skuadre. Të cilat për fatin e keq janë të njëjta në këto 12 vitet e fundit. Unë gjithnjë kam pranuar se kësaj Vllaznie nuk i kanë munguar financat. Ashtu siç kam pranuar se kjo skuadër nuk është se vuan për lojtarët. Por,sigurisht qe kam thane se kjo Vllazni ne keto 12 vite ka vetem nje kupe republike edhe per fajin e menaxhimit te kesaj skuadre.

Pse fiton sot Vllaznia?

0

Opinion nga ANTON ZALLI


Mbështetja për Vllazninë nuk ka munguar e nuk do të mungojë asnjëherë qoftë nga tifozët, mediat e çdo përson tjetër që sadopak e ka në gjak sportin e sidomos futbollin. Vllaznia sot do të luajë ndaj Tiranës në një ndeshje shumë të rëndësishme dhe përcaktuese për ecurinë e saj të pakten deri në fund të fazës së parë. Ndonse ekipi vjen pas një skualifikimi të turpshëm në Kupën e Shqipërisë dhe një humbjeje në kampionat një javë më parë ndaj Teutës, sot duhet të tregojë me çdo kusht forcat e saj për të arritur një fitore.

Vllaznia, në “fije të perit”

0

Opinion nga Gasper MARKU*

Një sezon i tërë është në rrezik të shkojë dëm. Pas eliminimit nga Kupa, tensioni në qytetin verior ka arritur kulmin. Me frikën dhe pasigurinë e një rrëshqitjeje jashtë objektivave edhe në kampionat, ata ndjejnë zhgënjimin e madh nga skuadra e tyre e zemrës. Gjithsesi, edhe pse të gjithëve akoma nuk iu besohet dështimi i paimagjinueshëm i së mërkurës me Shkumbinin modest, që krejt pa dashje është në tetë më të mirat e këtij kompeticioni, ka sërish shpresë për të mos firmosur kapitullimin e këtij sezoni futbollistik.

Duro në kundravajtje, s’ekziston futbolli pragmatist në Shkodër

0

Opionion nga Fatjon RUPI

Shumë skuadra të futbollit tonë kanë historinë e tyre, traditat e tyre, stilin e tyre të lojës. Këto gjëra janë të ditura publikisht dhe këto skuadra nuk mund të konceptohen pa ju përmbajtur karakteristikave të tyre, sepse në të kundërt, do të humbisnin identitetin e tyre. Natyrisht që kur skuadra i devijon stilit të saj do të ketë një reagim në radhët e tifozëve të saj, madje edhe të fuqishëm.

Sot lajm përbën vetëm përgënjështrimi!

0

Opinion nga Anton ZALLI


Që Vllaznia u skualifikua nga Kupa e Shqipërisë pikërisht nga Shkumbini që hyri në fushën e lojës me 18 vjeçarë, për disa ky fakt nuk përbën lajm. Që gazetarët dhe mediat kërkojnë të mësojnë më shumë rreth zhvillimeve të fundit në kampin shkodran pas atij dështimi dhe skualifikimi të papritur, sërish as kjo nuk përbën lajm. Që Vllaznia e kishte si objektiv kryesorë Kupën e Shqipërisë dhe nuk arriti dot të kalonte me tej duke dështuar përballë tifozerisë së saj me një lojë aspak cilësore, as kjo nuk përbën lajm.

Vllaznia po ikën nga identiteti i saj

0

Opinion nga Brikeno BIZI


Sot po flitet shpesh për Vllazninë. Nëse do merremi me pikët që ajo ka grumbulluar, nuk është keq. Ndodhet në vendet e para të renditjes, pavarësisht se skuadrat janë të ngjeshura në renditje.Trajnerët që vijnë nga rrethet e tjera apo dhe nga jashtë tek Vllaznia, sigurisht që prej pikëve u maten treguesit dhe në këtë kontekst, ata kanë të drejtë që kërkojnë mbi të gjitha pikët dhe jo lojën e bukur. Sa për lojën, mendimi i përbashkët i të gjithëve është se Shkodra kërkon tjetër gjë. Tifozët duan qarkullim topi, ka patur shumë dëshirë në fushë dhe prandaj duke përfshirë edhe kohën tonë kur kemi qenë futbollistë, kemi dhuruar emocione për ta.

Vllaznia duhet të mbrojë më larg

0

Opinion nga Apollon HAXHI


Kam ndjekur me vëmendje ndeshjen e fundit të Vllaznisë, atë me Shkumbinin ashtu si gjitha ndeshjet e tjera të skuadrës shkodrane dhe në fakt, më bëri përshtypje një gjë: mbrojtja me shumë forca e kuqebluve. Ta nisësh ndeshjen me dy sulmues të deklaruar dhe ta mbyllësh atë me pesë mbrojtësa të deklaruar, kjo më duket e pakuptimtë.

Të mbrohesh ndaj Shkumbinit në Shkodër, s’ka kuptim!

0

Opinion nga Admir Uruçi

Një javë më parë trajneri Duro bëri të njëjtën lëvizje edhe në Berat dhe rezultoi se nuk ishte zgjidhja e duhur. Vllaznia ishte në avantazh 2-1 dhe në vend që të ruante këtë avantazh, e shtyu skuadrën shumë mbrapa dhe prandaj erdhi goli në fundin e ndeshjes duke prishur jo pak punë.Nëse në Berat deri diku tërheqja ishte edhe e justifikuar sepse luante në transfertë, në Shkodër tërheqja e bërë në fushë përballë Shkumbinit, nuk kishte shumë sens mendoj unë.

Vllaznia nuk ka bërë një ekip për t’u kënaqur!

0

Opinion nga Nikë KODRA*


Këshilli Bashkiak dhe Bashkia Shkodër mendoj se i kanë kryer mirë detyrat e veta deri tani sepse planifikuan fondet, madje me to u bënë edhe më shumë blerje nga sa u mendua. Deri këtu gjërat janë në rregull. Por me këtë numër blerjesh që janë bërë, sigurisht që kanë filluar të evidentohen edhe "skarcot" e para sepse 3-4 prej tyre mund të konsiderohen të dështuara. Në aspektin financiar, ekipi i futbollit Vllaznia nuk ka patur asnjë problem.

Pse u nervozova nga barazimi në Berat?!

0

Opinion nga Ymer STRINIQI


E kisha parashikuar në fakt vështirësinë e Vllaznisë për të marrë fitoren në ndeshjen e fundit në Berat. I gjithë opinioni tashmë e di se në nëntor të këtij viti, bëhen plot 50 vite që merrem me gazetarinë sportive dhe kam krijuar një përvojë të madhe në këtë drejtim, saqë jam në gjendje të gjykoj edhe ato çfarë mund të ndodhin me Vllazninë, skuadrën time të zemrës. Më i revoltuar se të shtunën që shkoi nuk kam qenë asnjëherë më parë.