Vllaznia duhet të mbrojë më larg

0

Opinion nga Apollon HAXHI


Kam ndjekur me vëmendje ndeshjen e fundit të Vllaznisë, atë me Shkumbinin ashtu si gjitha ndeshjet e tjera të skuadrës shkodrane dhe në fakt, më bëri përshtypje një gjë: mbrojtja me shumë forca e kuqebluve. Ta nisësh ndeshjen me dy sulmues të deklaruar dhe ta mbyllësh atë me pesë mbrojtësa të deklaruar, kjo më duket e pakuptimtë.

Të mbrohesh ndaj Shkumbinit në Shkodër, s’ka kuptim!

0

Opinion nga Admir Uruçi

Një javë më parë trajneri Duro bëri të njëjtën lëvizje edhe në Berat dhe rezultoi se nuk ishte zgjidhja e duhur. Vllaznia ishte në avantazh 2-1 dhe në vend që të ruante këtë avantazh, e shtyu skuadrën shumë mbrapa dhe prandaj erdhi goli në fundin e ndeshjes duke prishur jo pak punë.Nëse në Berat deri diku tërheqja ishte edhe e justifikuar sepse luante në transfertë, në Shkodër tërheqja e bërë në fushë përballë Shkumbinit, nuk kishte shumë sens mendoj unë.

Vllaznia nuk ka bërë një ekip për t’u kënaqur!

0

Opinion nga Nikë KODRA*


Këshilli Bashkiak dhe Bashkia Shkodër mendoj se i kanë kryer mirë detyrat e veta deri tani sepse planifikuan fondet, madje me to u bënë edhe më shumë blerje nga sa u mendua. Deri këtu gjërat janë në rregull. Por me këtë numër blerjesh që janë bërë, sigurisht që kanë filluar të evidentohen edhe "skarcot" e para sepse 3-4 prej tyre mund të konsiderohen të dështuara. Në aspektin financiar, ekipi i futbollit Vllaznia nuk ka patur asnjë problem.

Pse u nervozova nga barazimi në Berat?!

0

Opinion nga Ymer STRINIQI


E kisha parashikuar në fakt vështirësinë e Vllaznisë për të marrë fitoren në ndeshjen e fundit në Berat. I gjithë opinioni tashmë e di se në nëntor të këtij viti, bëhen plot 50 vite që merrem me gazetarinë sportive dhe kam krijuar një përvojë të madhe në këtë drejtim, saqë jam në gjendje të gjykoj edhe ato çfarë mund të ndodhin me Vllazninë, skuadrën time të zemrës. Më i revoltuar se të shtunën që shkoi nuk kam qenë asnjëherë më parë.

Fitore nën ethet e humbjes

0

Opinion nga RAMADAN BIGZA

Që humbjet nuk kanë “shijen”  e fitoreve apo që fitoret nuk u ngjajnë humbjeve, këtë e di gjithkush. Fatkeqësisht apo fatmirësisht kombëtarja jonë brenda 4 ditëve i provoj të dyja. Humbi ndaj Islandës dhe fitoj ndaj Sllovenisë. Duke pasur parasysh se ndeshjet u luajtën të dyja në fushën tone, që sollën pra edhe dy rezultate të ndryshme, mendoj se reagimi ka qenë i drejtë. Kritikat për humbjen e kombëtares sonë ndaj Islandës ishin më së të drejta.

Superliga Shqiptare, nga futbollistë shtypi, te një kampionat amator

0

Opinion nga Redan BUSHATI

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për nivelin që ofrojnë kampionatet tona të futbollit. Duke filluar nga Kategoria Superiore, të cilën shpesh, në gjuhën gazetareske, e ndeshim edhe si Superliga Shqiptare, e duke vazhduar më tej me kategoritë e mëposhtme: Kategorinë e Parë dhe të Dytë. Të shikosh një ndeshje futbolli në Superligë është mëse e mjaftueshme për t'i mos i hedhur sytë në kategoritë e tjera, gjegjësisht në të Parën dhe të Dytën.

Ujkani sonte s’duhet të jetë në portë

0

Opinion nga Avenir Dani*


Kam qenë edhe vetë portier dhe njëkohësisht vazhdoj të merrem me stërvitjen e portierëve. E di mirë se çfarë do të thotë të mbrosh portën dhe pikërisht për këtë arsye, duke parë edhe gjendjen aktuale të portierit të kombëtares sonë Saimir Ujkani, jam i mendimit se ai nuk duhet të jetë në portë sonte ndaj Sllovenisë. Në ato ndeshje që unë kam mbojtur portën e kombëtares shquptare, mendoj se  kemi patur më shumë komunikim portier- mbrojtës. Sigurisht që në lojën mbrojtëse, në shumë raste është portieri ai që vendos për shumë gjëra.

Që Qipro të mos mbetet etaloni i vetëm i suksesit

0

Opinion nga RAMADAN BIGZA*


Kanë kaluar disa ditë nga ajo humbje, që do ta quaja shokuese dhe në vend që të merremi me arsyet e vërteta që e çuan skuadrën tonë kombëtare drejtë kësaj humbjeje, merremi me mosarsyet. Kerkojme ti gjejmë shkaqet e humbjes tek faktorë të tjerë, që kurrsesi nuk mund ta zbehin realitetin humbje. Humbja pra nuk na erdhi se ra shi, nuk na erdhi se ishte terreni i mbuluar me ujë.

Dhunuesi nën “pektun” e viktimës

0
Opinion nga Redan BUSHATI Dhunuesi, i cili për disa vite me radhë ka përdhunuar, përçudnuar, përdhosur e deri shkatërruar e uzurpuar, duke përfituar nga viktimat e tij, i ndihmuar mes të tjerash edhe nga shtypi servil e i paskrupull,...

Mos po zbehet tradita e prodhimit të talenteve në futbollin shkodran?

0

Opinion nga Aleksandër Kaçi

Loja e futbollit për herë të parë në Shqipëri u luajt në Shkodër. Po në Shkodër u krijua i pari ekip futbolli në Shqipëri, Vllaznia. Dhe nuk u mjaftua me kaq. Vazhdimisht në Shkodër lindën e u bënë futbollistë shumë të shquar. Biles, më të mirët e futbollit shqiptar. Këta talente të Shkodrës bënë që emri i ekipit të futbollit Vllaznia të zërë vend në elitën e ekipeve shqiptare.