Opinion nga Qamil Gjyrezi*


Deklaratat e portierit të famshëm të kombëtares italiane Buffon, se do të luajë deri në moshën 40 vjeç, më ngjalli emocione të veçanta, për të shkruar disa fjalë për këtë “atlet” fenomenal, i cili i kalon caqet dhe nivelet e një njeriu normal. Buffon gjatë karriesres se tij ka treguar se eshte nje portier i madh, gjithashtu edhe nje mendimtar i madh. Krahas formimit sportiv, keto individe shquhen edhe per nivelin e tyre te larte intelektual dhe mendor. Nuk ka se si te arrihen te gjitha rezultatet sportive, krahas talentit te madh per sportin, te mos mbeshteten ne nje mendje sportive te larte. Sjelljet e tija, menyra se si e ka ndertuar portretin e tij prej sportisti te madh e ka bazen tek forma e te menduarit dhe mendimi i tij shume inteligjent, qe sebashku me forcen fizike, kane krijuar fenomenin “Buffon”!

Para dy vitesh gjatë një ndeshje të kampionatit Italian, Buffon reagoi në një mënyrë të çuditshme dhe arbitri e ndaloi ndeshjen. Reagimi i Buffon ishte tipik mendor. Niveli i tij i lartë si sportist, portier, dhe mbi të gjitha formimi intelektual dhe mendor, i bën këto individë me famë botërore të reagojnë shpirtërisht në momente të caktuara. Lodhja fizike nganjëherë vjen si pasojë e lodhjes së mendjes. Mendja s sportistit realizon nivelin e lartë, performancën po të lartë dhe mbi të gjitha krijon një situatë personale të aftë për të reaguar shpejt dhe në momentin e duhur.

Ajo që më ka bërë përshtypje ishte, mënyra që Buffon e spjegoi reagimin e tij mendorë, që kishte ardhur nga një seri faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Argumentet të cilat përdorte në internet dhe në një sallë lekisoni universitarë, për “reagimin Buffon”, tregonin nivelin e lartë mendor dhe shpirtëror që kanë shumica e futbollistëve të mëdhenj që krahas talentit dhe punës kanë edhe një përceptim të vecantë i cili edukohet që në fëmijëri. Shembuj tipikë të reagimit shpirtëror janë edhe Del Piero, që ka qenë një fëmijë i shkëlqyer dhe inteligjent, e që vjen nga Veneto dhe tipik është shpirti i garës së Stefano Gatuzos, që e studjojnë si studim rasti, me shumë shenmbuj të tjerë të një niveli të lartë shpitërorë dhe mendorë.

E solla këtyë shembull, të thjeshtë por domethanës, i cili verteton rëndësinë e edukimit, formimit, shpirtëerorë dhe mendorë në sport. E që duhet të jetë pjesë e projekteve të trajnerëve tanë, të cilët duhet të punojnë shumë në këtë drejtim.

*Autori shtë Lektor i Psikologjisë së Artit të Komunikimit