Kampionati i peshëngritjes mund të zhvillohet në Shkodër

0

Kampionati kombëtar I peshëngritjes për të rritur mund të zhvillohet në qytetin e Shkodrës. Vendimi pritet të merret këto ditë nga kryesia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Në fakt, ky kampionat duhej të ishte zhvilluar që në muajin mars si zakonisht, por mos hapja e fondeve nga ana e Qeverisë për këtë federatë, bëri që ky aktivitet të shtyhet. Tashmë fondet e Federatës janë hapur dhe Federata do të organizojë kampionatin e të rriturve. Janë duke u shqyrtuar të gjithë variantet e mundshme dhe organizimi I tij në Shkodër është një mundësi serioze.

Emanuel Lushi dhe Muhamet Tuzi në “Grand Prix” të Azerbajxhanit

0

Peshëngritësi shkodran Emanuel Lushi dhe trajneri i tij Muhamet Tuzi do të përfaqësojnë Shqipërinë në një turne ndërkombëtar që do të zhvillohet në datat 5-8 dhjetor në “Grand Prix”-in e Bakusë në Azerbajxhan. Me ftesë të federatës homologe, që merr përsipër edhe mbulimin e faturës financiare të këtij konkurrimi, Shqipëria ka përzgjedhur Emanuel Lushin e peshës 62 kg dhe Alban Hoxhën e peshës 69 kg. Sipas rregullores së organizatorëve, vetëm këto dy pesha për meshkuj dhe dy për femra, përkatësisht në 53 e 58 kg, kanë të drejtën e garimit.

Erkand Qerimaj shkëlqen në Kampionatin Botëror. Renditet në vendin e pestë

0
Erkand Qerimaj dhe Briken Calja kanë përfunduar sot konkurrimin në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, eveniment që po mbahet që prej 4 shtatorit në Riad të Arabisë Saudite. Dy emrat e mëdhenj të shtangës kuqezi konkurruan në peshën 81 kg, duke...

Rrëfimi i veçantë i Pirro Dhimës: Si e braktisa Shqipërinë me taksi, grekët më...

0
Pirro Dhima mbushi 50 vjeç më 13 tetor dhe media greke i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme datëlindjes jubilare të himarjotit. Në një rrëfim për të përditshmen “gazzetta.gr” shtangisti ka rrëfyer se si ka ikur nga Tirana me...

Erkand Qerimaj rikthehet “i madh”. Është i gjashti në Botë

0

Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj është rikthyer sërish në nivele të larta. Ai ka zënë vendin e gjashtë në Kampionatin Botëror të zhvilluar këto ditë në Poloni. Madje, me pak kujdes, mund të kishte hyrë edhe në zonën e medaljeve. Me 346 pikë të akumuluaranë dygarësh, ai regjistroi rezultatin më të mirë për sa u përket peshëngritësve tanë në këtë aktivitet. Një ditë më parë, Romela Begaj dhe Daniel Godelli nuk shkuan më shumë se vendi i 8-të. Shkodrani garoi në peshën 77 kg, në baterinë A, ku morën pjesë 11 sportistë.

Skandal në peshëngritje, burokracitë pengojnë që Kampioni i Europës të marrë shpërblimin në kohë

0
Peshëngritja shqiptare nuk po gjen qetësi. Pas përplasjes midis Erkand Qerimajt dhe trajnerit Zef Kovaçi, tani një tjetër shqetësim ka mbërthyer shtangën dhe komunitetin e saj. Edhe pse ligji detyron institucionet të operojnë brenda afateve për dhënien e shpërblimit...

Trajneri Tuzi: Lushi e Prroni kandidatë për kombëtaren në Botëror

0

Forma e mirë e treguar në garat e Kupës së Shqipërisë dhe një formë e tillë edhe në kampionatin kombëtar të muajit shtator, do të thotë që përveç të mirënjohurit Erkand Qerimaj, pjesë e kombëtares shqiptare të peshëngritjes që do të marrë pjesë në kampionatin botëror, pritet të jenë edhe dy sportistë të tjerë të Vllaznisë, pikërisht Emanuel Lushi dhe Xhulio Prroni. Lajmi bëhet I ditur nga trajneri I tyre Muhamet Tuzi në një intervistë të dhënë paradreken e sotme për gazetën shkodrasport.com gjatë një seance të zakonshme stërvitore të këtyre sportive:

Emanuel Lushi, 15 vjeçari që premton shumë për shtangën

0

Dje ai ka mbushur 15 vjeç. Bëhet fjalë për peshëngritësin shkodran Emanuel Lushi që premton shumë për të ardhmen. Ka qenë një ditë feste për këtë djalosh që shumë shpejt mund të promovohet si një nga më të mirët e këtij sporti.Në fakt, ai ka filluar ta shkruajë emrin e tij. Në vitin 2011 ka filluar të lërë gjurmë në këtë sport. Lushi është kampion me 17 vjeçarët, madje edhe me 20 vjeçarët e Shqipërisë.

Emanuel Lushi merr pjesë në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve

0

Ka mjaftuar heqja e pezullimit nga Federata Botërore e Peshëngritjes për Federatën tonë dhe ajo i është kthyer menjëherë pjesmarrjeve të saj në aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare. Mëngjesin e djeshëm është nisur drejt Sllovakisë peshëngritësi 16 vjeçar shkodran Emanuel Lushi i shoqëruar nga trajneri i kombëtares shqiptare Genc Barkiçi. Ata do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve. Sigurisht që ky nuk është momenti më i mirë për të garuar për pshëngritësin e talentuar të Vllaznisë ngaqë ai vjen pas një dëmtimi të vogël që e ka lënë atë dy javë pa stërvitje të plotë megjithatë Lushi ka premtuar se do të bëjë më të mirën në këtë kompeticioni shumë të rëndësishëm.

Qerimaj i emocionuar pas Europianit: Ky është fillimi i një cikli të ri

0
Erkand Qerimaj është shprehur i emocionuar pas një tjetër suksesi të arritur në Europianin e rradhës. Pas kthimit në Shkodër, peshëngritësi fitues i dy medaljeve në Kroaci, në një prononcim për "SHKODRA SPORT" deklaron se ishte i bindur tek...