Kryebashkiakja Ademi ofron mbështetje për xhudistët shkodranë

0
Ditën e djeshme në Akademine "Albania Judo Kodokan" u zhvillua grumbullimi i femijeve te Shkodres dhe Vau-Dejesit te cilet aderojne ne kete Akademi. Me femijet u zhvillua stervitje e perbashket, u be i mundur kalimi i rrypave por njekohesisht...

Bruno Kola dhe Vllaznia fitues edhe të kupës “26 Marsi”

0

Çiklistët e Vllaznisë janë bërë sërish protagonistë dhe fitues në një tjetër aktivitet të organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Ka ndodhur kështu në garën e kupës "26 Marsi" që kjo Federatë ka organizuar në bashgkëpunim me Bashkinë Kavajë, pikërisht në ditën e ardhjes së demokracisë në këtë qytet. Kanë marrë pjesë në të sportistët më të mirë të vendit, mes të cilëve edhe ata të Vllaznisë që kanë bërë sërish një tjetër paraqitje të mirë.

Kampioni i Botës në Mundje, Elis Guri: Nuk bëhet sport me bukë e djathë

0

Ka më shumë se një vit që është rikthyer në Shqipëri, nga vendi ku iku si i dënuar dhe u kthye si Kampion Bote. Megjithëse kanë kaluar disa vite, Elis Guri, Kampioni i Botës në mundje, ende ruan një shije të hidhur nga largimi i tij. I biri i një emri të madh në mundjen shqiptare Eljaz Gurit, Elisi ka mbyllur karrierën sportive dhe është fokusuar në projekte të reja. Në një rrëfim ekskluziv për Konica.al, Guri ka treguar odisenë e tij, përjetimin pas largimit nga vendi, kurorëzimin si Kampion Bote dhe rikthimin e tij së fundmi. Për të, gjërat në Shqipëri kanë ecur, disa prej tyre edhe mbrapsht, sidomos sporti. Sipas tij nuk mund të bëhet sport me bukë e djathë.

Astrit Kronaj e Vllaznia fitues të “Trofeut të Kalave”

0

Ashtu siç kishi premtuar, çiklistët e Vllaznisë e kanë nisur mbarë vitin 2017. Në garën e parë të këtij viti, “Trofeun e kalave”, ata kanë dominuar mbi kundërshtarët e tyre. Gara ka nisur në kalanë e Prezës dhe ka përfunduar në kalanë e Petrelës, ka qenë e gjatë 70 kilometra. Në maloren e fundit, janë shkëputur 11 sportistë, nga të cilët 6 kanë qenë të Vllaznisë dhe në fund, i pari ka prerë vijën e mbërritjes çiklisti Astrit Kronaj që është shpallur fitues i këtij trofeu. I dyti është renditur Gogaj i Apolonisë dhe pas tij menjëherë kanë mbërritur Bruno Kola dhe Gjergj Zefi po të Vllaznisë.

Revista “Vllaznia”, risia e Bashkisë Shkodër për vitin 2017

0

Shkodra aktualisht nuk ka asnjë gazetë apo revistë sportive dhe kjo duket absurde kur ke parasysh faktin që para 100 vitesh në këtë qytet kanë ekzistuar mbi 10 botime të tilla. Pikërisht kjo mungesë, ka bërë që Bashkia Shkodër të ndërmarrë një inisiativë shumë interesante për vitin 2017. Në projekt- buxhetin e këtij viti që është bërë tashmë edhe publik, është planifikuar edhe një fond që do të shërbejë për botimin e revistës sportive "Vllaznia".

Ja sa lekë do marrin sportet në Shkodër për vitin 2017

0

Zbardhet projekt- buxheti i Bashkisë Shkodër për vitin 2017. Pak ditë më parë, ajo ka bërë të ditur se mbledhja e Këshillit Bashkiak që do të miratojë buxhetin e këtij viti, do të zhvillohet më 30 janar. Ndërkohë, institucioni i pushtetit lokal tashmë e ka shpërndarë këtë projekt-buxhet dhe madje më datë 24, do të ketë edhe një këshillim publik me të interesuarit për të diskutuar në lidhje me të. Por, sa lekë do të përfitojë çdo sport gjatë këtij viti? Në vend të parë qëndron futbolli i cili duket se do të përfitojë 450 milionë lekë të vjetra.

Viti 2016, mes suksesesh dhe përpjekjesh për sportin shkodran

0
Stadiumi, ëndërra e shumë shkodranëve që solli shumë zhurmëViti që lamë pas, për Shkodrën ka dhuruar një eveniment shumë të rëndësishëm: Ndërtimin e plotë të stadiumit “Loro Boriçi”. Investimi I Qeverisë shqiptare dhe I Federatës Shqiptare të Futbollit, pas...

Ligji i ri i sponsorizimeve, 30 % zbritje për bizneset

0

Në Shqipëri po bëhen shumë vite që e presim një ligj të tillë dhe tashmë pritet që të bëhet realitet ngaqë ai po diskutohet edhe në komisionet parlamentare. Për momentin nuk ka asnjë detaj të zbardhur rreth asaj që pritet të ofrojë ky Ligj i ri për Sportin, por një gjë është e sigurtë: Ai sërish nuk do të ofrojë biznesin pranë sportit sepse nuk do t'i krijojë atij lehtësirat e duhura për këtë gjë. Krejt ndryshe ndodh në Kosovë.

Nga Smajlaj tek Matija. Pse u zgjodhën më të mirët

0
Shpallja e më të mirëve të SK Vllaznia për vitin 2016 sigurisht që ishte një ceremoni shumë domethënëse sepse vlerësohen më të mirët e vitit. Por, për ata që nuk e kanë ndjekur nga afër ecurinë e sportit shkodran...

“SHKODRA SPORT” uron “Gëzuar Vitin e Ri 2017”

0

Janë orët e fundit të këtij viti. Në aspektin sportiv ka qenë i suksesshëm por edhe jo. Shteti shqiptar vazhdon të mos i kushtojë rëndësinë e duhur atij. Mungon vëmendja ndaj sporteve dhe sportistëve cilësorë, mungon një platformë për të bërë diçka të mirë në të ardhmen në mënyrë që të mos i gëzohemi sukseseve të futbollistëve kosovarë me kombëtaren tonë apo të Majlinda Kelmendit që tashmë ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e saj.