Xhudoja rikthehet me palestër në Shkodër

0

Akademia “Albania Judo Kodokan” që drejtohet nga veterani Anton Shkoza, tashmë rikthehet edhe në qytetin e Shkodrës. Për shkak të kërkesave të shumta te te rinjve shkodrane te cilet udhetonin drejt Vau – Dejesit çdo dite per tu stervitur, eshte hapur edhe nje palester e re ne lagjen “Mark Lula”. Ajo do te jete ne dispozicion te te gjitha moshave dhe do te sterviten nga dy trajneret Angjelin Dedaj dhe Luigj Shkoza. Në fakt, drejtuesit e këtij sporti kanë muaj që presin përfundimin e palestrave poshtë shkallëve të stadiumit "Loro Boriçi" në mënyrë që të marrin një ambjent aty por kjo nuk dihet se kur do të ndodhë.

Xhudistët shkodranë pesë medalje ari edhe në Podgoricë

0

Pjesmarrjet në turnetë e ndryshëm ndërkombëtar nuk kanë të sosur për xhudistët e "Albania Judo Kodokan". Ditën e sotme ata kanë marrë pjesë në turneun "Slobodan Skeroviç" të zhvilluar në Podgoricë të Malit të Zi. Kjo Akademie ka marrë pjesë me një numër të konsiderueshëm sportistësh dhe rezultatet e tyre nuk kanë munguar. Mjafton të themi se ato kanë zënë plot pesë vende të para, pa harruar edhe disa të dytë e të tretë. Kështu, për t'u përmendur janë sukseset e Krista Kovaçit, Sara Dinit, Aila Osmanit, Brikena Dinit dhe Roland Vasisë që kanë zënë vendet e para në peshat e tyre.

Xhudistët shkodranë, pesë medalje në Bullgari e Mal të Zi

0

Xhudistët shkodranë të “Albania Xhudo Kodokan” kanë marrë plot pesë medalje, nga të cilat dy të arta, në dy turnetë ndërkombëtarë të zhvilluar ditën e djeshme në Sofje të Bullgarisë dhe Cetinjë të Malit të Zi. Në mes shumë sportistëve pjesmarrës nga shumë vende të Europës, ata kanë arritur të tregojnë vlerat e tyre më të mira dhe ta përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë. Në turneun e Sofjes, kanë marrë pjesë rreth 500 garues nga Gjeorgjia,Kazakistani, Polonia,Ukraina, Rumania, Kroacia,Bosnjë- Hercegovina, Serbia, Greqia si dhe gjithë ekipet e Bullgarisë. Vendi ynë është përfaqësëuar me tre sportistë nga të cilët figurën më të mirë e ka bërë Aila Osmani e cila në peshën 44 kilogramë ka arritur të zërë vendin e parë pasi ka mundur në finale një sportiste bullgare dhe në këtë mënyrë ka merituar medaljen e artë.

Oneda Reçi, medalje e argjendtë në turneun e Mariborit

0

Gjimnastja e Vllaznisë Oneda Reçi ka merituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të Mariborit që u zhvillua këto ditë në Slloveni.Në këtë aktivitet ka marrë pjesë ekipi përfaqësues i gjimnastikës shqiptare, i përfaqësuar tërësisht nga gjimnastet e Vllaznisë, nën drejtimin e trajnerit Vladimir Limaj ishte mysafir në turneun ndërkombëtar të Mariborit në Slloveni. “Shlamunov Memorial” quhej veprimtaria që Federata Botërore e Gjimnastikës organizon tradicionalisht për të 11-tin vit me radhë në të cilin konkurruan edhe gjimnastet e ekipit shqiptar. Shqipëria përfaqësohej me tre gjimnaste Oneda Reçi, Aurela Hoxha dhe Eralda Zemanaj, të cilat, së bashku me trajnerin e tyre Limaj,  përfaqësojnë Vllazninë në kampionatin shqiptar.

FSHÇ dhe SK Vllaznia nderojnë ish-çiklistin Aleksander Lazri

0

Përvjetori i 37-të i lindjes së Aleksander Lazrit, ish-çiklistit të Vllaznisë të ndarë nga jeta në mënyrë aksidendentale pak muaj më parë, ka mbledhur sot në Shkodër drejtuesit e Federatës Shqiptare të Çiklizmit, drejtues të Sportklub Vllaznia, veteranë të këtij sporti, pjestarët e ekipit aktual të Vllaznisë, familjarë e miq të tij. Në një ceremoni të thjeshtë dhe kuptimplote, presidenti i Federatës së Çiklizmit Skënder Anxhaku ka vlerësuar këtë çiklist të mirë por edhe njeri të shkëlqyer dhe jo më kot, i ka dorëzuar djalit të tij të vogël një Mirënjohje në shenjë respekti për kontributin e dhënë në këtë sport.

Mundësit e Vllaznisë një vend të parë dhe katër vende të dyta

0

Pavarësisht kushteve shumë të vështira në të cilat vijojnë të stërviten mundësit e Vllaznisë, ato vijojnë të bëjnë paraqitje të mirë në çdo aktivitet ku marrin pjesë. Kështu ka ndodhur edhe në kampionati kombëtar të të rinjve të zhvilluar ditët e fundit në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit. Ata kanë arritur të zënë vendin e tretë në renditjen ekipore, duke u renditur pas Tiranës dhe Teutës, dy ekipe me përbërje shumë të mirë dhe me kushte komode për stërvitje. Por jo vetëm kaq. Nga ekipi I Vllaznisë ka dalë edhe një kampion. Ai është Kristian Fiku. Në peshën 96 kilogramë, shkodrani ka arritur t’I sfidojë të gjithë dhe të zërë vendin e parë duke u shpallur kampion I Shqipërisë për këtë vit në mundjen e lirë.

Xhudistët shkodranë tre medalje në mes 27 shtetesh në Bosnjë

0

Paraqitje shumë e mirë e xhudistëve shkodranë në turneun ndërkombëtar të Sarajevës. Mes sportistëve pjesmarrës nga 28 shtete të Europës, ata kanë arritur të marrin 3 medalje. Dy prej tyre kanë qenë të argjendta dhe ndoshta me pak kujdes në ndeshjet finale edhe mund të ishin shndërruar në të arta. Ky turne është zhvilluar në Mostar të Bosnjës, ku Shqipëria është përfaqësuar me 5 sportistë të ekipeve të Vllaznisë dhe Vau Dejës. Ndër ta, Markelian Tanushi në kategorinë U-21 ka humbur ndeshjen e pare, duke mos arritur të shkojë më tej.

Borshi: Federata e Notit gaboi rëndë me ftesën e Olimpiadës

0

Afrimi i ditës kur në Rio de Zhaneiro do të nisin Lojërat Olimpike sigurisht që ka shtuar edhe ankthin e atyre sportistëve të cilët ende përfundimisht nuk e kanë të sigurtë nëse do të jenë të pranishëm ose jo në këtë eveniment shumë të rëndësishëm. Ajo për të cilën do të shkruajmë është një ankesë që prindi i një sportisteje shumë të talentuar, notares shkodrane Noel Borshi, ka bërë në gazetën tonë. Arsyeja është sepse sipas tij, Federata Shqiptare e Notit ka bërë një përzgjedhje të gabuar të sportistes që do të përfaqësojë vendin tonë në këto Lojëra. Në letrën e tij ai ka shpjeguar gjithçka duke akuzuar edhe për ndërhyrje të qëllimta me qëllim moslejimin e Noelit për të shkuar në Brazil. Ja çfarë shkruan ai në letrën e tij:

Çiklistët e Vllaznisë dominojnë në garat e Kampionatit Kombëtar

0

Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar edhe në etapën e dytë të kampionatit kombëtar të zhvilluar dje në Tiranë. Bruno Kola ka fituar edhe në këtë etapë të dytë duke u shpallur sërish fitues në kategorinë kadetë ndërsa në podium janë ngjitur edhe dy çiklistët e tjerë të Vllaznisë, Kledison Cani dhe Sokol Murana. Gara e kadetëve ka patur më shumë rivalitet dhe fitues është shpallur vetëm në fund.

Bruno Kola kampion kombëtar për kadetë në garën e kronometrit

0

Tjetër paraqitje e mirë e çiklistëve të Vllaznisë. Pasi kanë mbyllur me sukses Rrethin e 73-të Çiklistik të Shqipërisë, duke u renditur në vendin e katërt ndër ekipet shqiptare ndonëse mosha mesatare e ekipit ishte vetëm 15.5 vjeç, ata tashmë janë duke marrë pjesë në Kampionatin Kombëtar.