Nis kupa “Agim Tafili”. Bruno Kola fitues i etapës së parë

0

Çiklistët e Apolonisë me  të rriturit dhe ata të Vllaznisë me kadetët, kanë dominuar në etapën e parë të kupës “Agim Tafili” të zhvilluar paradreken e sotme duke e fituar këtë garë. Më të rriturit në moshë janë nisur nga Tirana ndërsa pjesa tjetër nga Miloti në drejtim të Shkodrës. Në garën e kadetëve çiklistët shkodranë kanë bërë gjithçka mirë. 6 sportistët e këtij ekipi janë shkëputur rreth 15 km pa hyrë në Shkodër dhe bashkë me ta kanë qenë edhe dy sportistë të Teutës por në finish, ka mbërritur I pari Bruno Kola I Vllaznisë duke lënë në të dytin Ridvan Tafilin e Teutës dhe në të tretin Astrit Kronaj po I Vllaznisë.

Vllaznia fituese në dy kategori e kupës “Agim Tafili”

0

Dominimi i çiklistëve të Vllaznisë dhe Apolonisë është shfaqur sërish edhe sot, këtë herë në etapën e dytë dhe të fundit të kupës "Agim Tafili". Jo më kot, kupat e kadetëve dhe të juniorëve i ka marrë ekipi shkodran, ndërsa atë të më të rritueve ai fierak. Gara e sotme, edhe për vetë terrenin malor, ka dhuruar jo pak surpriza. Çiklistët kadetë dhe juniorë janë nisur nga Shkodër në drejtim të Pukës por duke u kthyer në Qafë Çela dhe për të marrë sërish rrugën për në Shkodër duke përshkruar në këtë mënyrë një distancë prej 70 km ndërsa të rriturit kanë shkuar deri në Pukë dhe kthim me një distancë prej 95 km.

Xhudistët e Vllaznisë fitues të Kupës së Shqipërisë

0

Xhudistët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në garat e Kupës së Shqipërisë për të rritur dhe për kadetë, gara këto që u zhvilluan në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit. Ata kanë dominuar mbi të gjithë ekipet e tjera por çuditërisht Federata Shqiptare e Xhudos nuk ka dhënë kupën për ekipin më të mirë. Ndoshta edhe si hakmarrje për problemet që ajo Federatë ka prej kohësh me ekipet e Shkodrës. Kështu, në garat e të rriturve, nga shtatë kategori në të cilat ka patur ndeshje, katër prej tyre janë fituar nga xhudistët e Vllaznisë.

FSHÇ organizon edicionin e katërt të kupës “Agim Tafili”

0

Federata Shqiptare e Çiklizmit do të organizojë javën e ardhshme edicionin e rradhës të kupës ”Agim Tafili. Kupa e përvitshme që zhvillohet në nderim të legjendës së këtij sporti, këtë vit ka një ndryshim sepse nuk do të zhvillohet në një ditë siç ka ndodhur deri më tani por në dy të tilla. Fillimisht, ditën e parë, do të zhvillohet etapa e parë, ajo Tiranë- Shkodër ndërsa një ditë më pas, do të jetë etapa e dytë dhe e fundit, ajo Shkodër- Pukë. Drejtuesit e Federatës kanë vendosur që edhe këtë edicion, ai të zhvillohet pikërisht në ditën e lindjes së këtij kampioni.

Leonat Kola, trajneri i ri i çiklizmit të Vllaznisë

0

Rrokadë trajnerësh tek ekipi i çiklizmit të Vllaznisë. Leonat Kola që deri para pak ditësh ka mbajtur edhe postin e presidentit të këtij ekipi, ka marrë detyrën e trajnerit. Ndërkohë, trajneri i mëparshëm Sabetin Hoxha ka marrë drejtimin e ekipit të të rinjve. Nayrisht që lëvizje të tilla janë bërë nga drejtuesit e klubit për t'i dhënë edhe më shumë prioritet këtij ekipi që vitin e kaluar ka bërë paraqitje shumë të mira në të gjitha garat kombëtare ku ka marrë pjesë. I pyetur nga shkodrasport.com në lidhje me përgjegjësinë që e pret tashmë pas marrjes së kësaj detyre, trajneri Kola është shprehur:

Xhudistët e Vllaznisë më të mirët në kampionatin individual

0

Xhudistët e Vllaznisë kanë bërë edhe një tjetër paraqitje të mirë. Këtë herë në kampionatin individual kombëtar për të rritur e për kadetë. Ai është zhvilluar në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit dhe në të kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e liçensuara pranë Federatës Shqiptare të Xhudos. Sportistët shkodranë kanë arritur rezultate shumë të mira në këtë kampionat duke zënë shumë vende të para. Madje, më shumë vende të para se të gjithë ekipet e tjera pjesmarrëse. Natyrisht që ky është një sukses i ekipit të Vllaznisë të drejtuar nga trajnerja Aurora Shkoza.

Mundja shkodrane feston 97 vjetorin e Vllaznisë

0

97 vjetori i krijimit të Klubit Vllaznia sot në Shkodër është festuar vetëm nga veteranët e mundjes të cilët tashmë këtë datë historike janë duke e kthyer në një festë tradicionale. Kështu ka ndodhur edhe sot kur është zhvilluar një ceremoni shumë interesante dhe në të kanë marrë pjesë edhe të ftuar nga Tirana dhe qytetet e tjera të Shqipërisë. Ka qenë i pranishëm edhe kryetari i komitetit Olimpik Kombëtar shqiptar Viron Bezhani, presidenti i Federatës së mundjes Martin Biba etj.

Dy medalje të xhudistëve shkodranë në turneun e Podgoricës

0

Paraqitjet e mira të xhudistëve shkodranë në aktivitetet ndërkombëtare vazhdojnë sërish. Ditën e sotme katër sportistë të ekipeve të Vllaznisë dhe Vau Dejësit, kanë marrë pjesë në turnen e zhvilluar në Podgoricë të emërtuar "Mladost Open Cup". Përveç tyre, kanë marrë pjesë edhe shumë sportistë nga ekipe të ndryshme të Ballkanit të cilët kanë konkurruar në grupmosha të ndryshme. Ekipet tona janë përfaqësuar me Luka Lukajn që ka konkurruar në peshën 46 kg, me Brikena Dinin po në 46 kg, me Anxhela Krasniqin në 63 kg dhe me Reoland Vasinë në peshën 60 kg.

Mundja nxjerr nje tjeter kampion. Ai eshte Eqerem Shega

0

Pavarësisht kushteve shumë të vështira në të cilat stërviten, mundësit e Vllaznisë vazhdojnë të jenë të suksesshëm në garat që zhvillojnë. Kështu, në garat e kampionatit kombëtar të të rinjve të zhvilluar këto ditë në Tiranë, mundësi Eqerem Shega është shpallur kampion I Shqipërisë në peshën e tij ndërkohë që Vllaznia si ekip ka zënë vendin e tretë në kampionat. Kuptohet që ky është një rezultat shumë I mirë dhe dy trajnerët Nazmi Elezi dhe Dedë Bregu e vlerësojnë shumë atë por ndërkohë, edhe vetë sportisti në një prononcim për gazetën shkodrasport.com, shprehet I kënaqur për suksesin e arritur.

Çiklisti i Vllaznisë Bruno Kola fiton një tjetër Kupë

0

Çiklisti I talentuar shkodran Bruno Kola ka fituar një tjetër kupë. Bëhet fjalë për kupën e vënë për një aktivitet të zhvilluar këto ditë në Tiranë ku kanë marrë pjesë sportistët më të mirë kadetë të të gjithë ekipeve të vendit. Ka qenë një etapë e zhvilluar në rrugën Tiranë- Elbasan, 60 kilometra e gjatë dhe në fund të saj, 15 vjeçari shkodran ka arritur të lërë pas të gjithë çiklistët e tjerë pjesmarrës duke u kurorëzuar në këtë mënyrë si fitues I kupës së vënë nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Ai ka zënë vendin e parë duke lënë pas dy rivalët e tij kryesorë, sportistët e Teutës Tafilin dhe Ballgjinin.