Hendboll, Vllaznia humb finalen e Kupës

0

Ditën e dielë në Elbasan janë luajtur ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë për vitin 2011. Në finale ka dalë ekipi i Vllaznisë së Shkodrës me Elbasanin vendas. Ka qenë një ndeshje përgjithësisht e fortë por në fund kanë triumfuar elbasanasit që kanë fituar me rezultatin 24-19.

Nesër ditë feste për xhudon në Vaun e Dejës

0

Dita e shtunë do jetë një ditë feste për gjithë sportistët e xhudos të Veriut shqiptar. Akademia "Albania Judo Kodokan" me qendër në Vau Dejës, ashtu si çdo vit tjetër, edhe këtë herë do të organizojë ceremoninë e dorëzimit të çmimeve të fundvitit për gjithë sportistët e Shkodrës, Vau Dejësit dhe Lezhës. Ceremonia do të zhvillohet në orën 10.00 në ambjentet e kësaj Akademie në Vau Dejës dhe në të do jenë të pranishëm pushtetarët lokalë, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Xhudos, sportdashës etj. Për sportistët më të mirë do ketë dhurata të veçanta.

Gati startimi i Turneut të tenisit “Shkodra Indoor 2011”

0
Shoqata e Tenisit “Shkodra Tennis”, Bashkia Shkoder dhe Shoqata “Creative City” organizojnë: Turneun e tenisit “Shkodra Indoor 2011” 26 – 28 dhjetor 2011 ne Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”  Shkodër. Ndeshjet fillojne çdo dite ora 10:00 Shorti i...

Ardit Vorfa rikthehet sërish në sportin e çiklizmit

0

Ka qenë deri një vit më parë pjesë e ekipit të çiklizmit të Vllaznisë por pas disa problemeve që pati me drejtuesit e klubit Vllaznia në momentin e shkrirjes së këtij ekipi. Ardit Vorfa vendosi ta braktisë sportin e tij të dashur ngaqë po e shihte se askush nuk e kishte seriozisht. Megjithatë as një vit larg dhe nuk ka mundur të qëndrojë më tepër. Ardit Vorfa prej pak ditësh ka rifilluar sërish stërvitjen me ekipin e Vllaznisë.

Pesë medalje të tjera për xhudistët shkodranë

0

Medaljet për Akademinë “Albania Xhudo Kodokan” nuk kanë të ndalur. 5 xhudistë të kësaj Akademie sërish kanë arritur të marrin 5 medalje në një turne të zhvilluar në Malin e Zi. Destinacioni kësaj here ka qenë Podgorica. Akademia “Albania Xhudo Kodokan” e drejtuar nga Presidenti Anton Shkoza ka qenë e ftuar për të marrë pjesë në kupën “Oslopodenja Podgorice”. Ky turne që është ndër më të mëdhatë në Malin e Zi është organizuar nga klubi vendas i xhudos “Milenijum Podgorica”.

Xhudistët e Vllaznisë, 11 medalje në Kosovë

0

11 medalje arrin të fitojnë xhudistët e Vllaznisë dhe të Vau Dejës në turneun “Adem Jashari” që u zhvillua në Kosovë në Prishtinë në palestrën e sporteve “Adem dhe Hamz Jashari”. Aty lufta sportive ka qenë e fortë sepse kanë marrë pjesë vxhudistë cilësorë si dhe kanë garuar 11 shtete. Pjesëmarrese kanë qenë vendet e Shqipërisë, Sllovenisë, Rumanisë, Bollgarisë, Greqisë, Hungarisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Austrisë, Maqedonisë, Kroacisë, Serbië, Çekisë, Sllovakisë, Belgjikës e Norvgjisë.

Dedë Bregu: Mundja shkodrane vuan për 3 milionë lekë

0

Pak kohë më parë është nderuar me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh" nga ana e Presidentit të Republikës për punën e bërë prej vitesh me mundjen shkodrane. Dedë Bregu ndjehet krenar për atë  çfarë ka bërë por nga ana tjetër, mendon se mund të bëjë më tepër për të. Megjithatë meraku më i madh është nëse do jetë gjallë në momentin kur do të ndërtohet palestra e mundjes së Vllaznisë. Po i afrohet të 70-tave dhe sigurisht që ndjen se gjërat nuk po marrin zgjidhjen e duhur prandaj dhe e ka një merak të madh.

Akademia Xhudo Kodokan, 8 medalje në Mal të Zi

0

Tre skuadrat e Akademisë “Albania Xhudo Kodokan” kanë arritur të marrin 8 medalje në një turne Internacional që është zhvilluar në Malin e Zi i quajtur “Simanoviç”. Aty gara ka qenë shumë e fortë sepse pjesëmarrës ishin sportistë cilësor dhe fitues të shumë medaljeve.

Shah: Vllaznia e treta në kampionatin kombëtar

0

Në Tiranë është duke u zhvilluar kampionati kombëtar në shah për të rritur. Marrin pjesë në këtë kampionat ekipet më të mira të vendit mes të cilëve edhe Vllaznia e Shkodrës dhe Veleçiku I Koplikut kampion në fuqi I vendit. Por ekipi koplikas këtë kampionat duket larg pretendimeve të mëparshme e kjo shikohet edhe në ecurinë e deritanishme.

Humoristi Nexho Shabani: Është bërë futbolli si motoçiklizmi

0

Batutat e tij nuk kanë të sosur. Humoristi i njohur shkodran Nexho Shabani që njihet edhe si tifoz i zjarrtë i Vllaznisë natyrisht që e ka ndjekë me shqetësim edhe dëmtimin e dy futbollistëve, Popoviç të Vllaznisë dhe Dimos së Bylisit në ndeshjen e së shtunës. Pyetja e parë që u ka bërë ai gazetarëve dje ka qenë: “Si janë? Dhe kur ka mësuar se gjendja e tyre është përmirësuar, ka lëshuar edhe batutën e tij: “Është ba edhe futbolli si motoçiklizmi, sport i rrezikshëm.