Volejbollistët e Vllaznisë fitojnë lehtësisht në Elbasan

0

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka arritur një fitore të lehtë pasditen e sotme ndaj Elbasanit në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të kampionatit. Në fund të takimit që nuk ka zgjatur shumë, kuqeblutë e trajnerit Mikopli kanë fituar lehtësisht 3-0.

Farka Volej i shkakton një surprizë të hidhur Vllaznisë

0

Farka Volej ka shkaktuar surprizën e javës së parë të kampionatit të volejbollit për meshkuj teksa ka fituar brenda në Shkodër me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Vllaznisë. Në fakt kjo nuk pritej ngaqë shkodranët në sezonin e ri janë përforcuar dhe kërkojnë të jenë një nga ekipet pretendente për titullin kampion. Por ndeshja e parë tregoi tjetër gjë. Miqtë nga Farka, kanë arritur të fitojnë setin e parë 25 me 16 dhe pastaj edhe të dytin 25-21 duke çuditur disi vendasit që kujtohen të zgjohen vetëm në setin e tretë megjithatë edhe ky do të fitohej në shtesë nga Farka Volej me rezultatin 29 me 27 dhe krejt ndeshjen me shifrat 3-0.

VOLEJBOLL/ Vllaznia e meshkujve sot kërkon fitoren edhe ndaj Studentit

0
Dita e sotme do te jete e ngjeshur me ndeshje te kampionateve te lojerave me dore ne pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Keshtu, pas ndeshjes qe tashme ka filluar ne mes ekipeve te volejbollit te femrave te Vllaznise dhe...

Vllaznia e humb 1-3 sfidën direkte me Partizanin

0
Vllaznia e volejbollit te femrave gabon ne sfiden vendimtare te vlefshme per Kupen e Shqiperise, ate ndaj ekipit te Partizanit te luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Volejbollistet shkodrane jane mundur me rezultatin 1-3 nga miket....

Vllaznia s’ia del në Kupë, mundet 1-3 në Shkodër nga Barleti Voley

0
Vllaznia e volejbollit te femrave nuk ia ka dale te fitoje ndeshjen percaktuese ndaj Barleti Volej dhe kesisoj shanset e saj per t'u kualifikuar per ne turin final te Kupes se Shqiperise tashme jane thuajse minimale. Vajzat shkodrane jane...

Festë te Vllaznia. Dy volejbollistët sot kurorëzuan fejesën e tyre

0
Sporti bashkon njerëzit. Kjo shprehje është përdorur tradicionalisht në gjithë historinë kur është bërë sport dhe jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë rruzullin tokësor. Ajo është përdorur në aspektin që kur flitet për sport, nuk bëhet fjalë për...

Vllaznia për femra e nis me humbje kampionatin. Mundet 0-3 në Durrës

0

Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznisë e ka nisur me humbje kampionatin. Në ndeshjen e javës së parë, atë të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit, vajzat shkodrane janë mundur 0-3 nga Teuta vendase. Seti i parë i ndeshjes ka fiksuar shifrat 25-13 dhe po këto shifra edhe seti i dytë ndërsa në të tretin kemi njëfarë përmirësimi të lojës së tyre dhe për rrjedhojë fiksohet rezultati 25-15. Një humbje e tillë sigurisht që ka qenë e pritshme ngaqë diferencat mes dy ekipeve janë të mëdha si në përbërje ashtu edhe në financa.

Vllaznia fiton 3-0 në Tiranë ndaj bardhebluve

0

Java e dytë e fazës së dytë të kampionatit kombëtar të volejbollit për të rritur, ka dhuruar një fitore për ekipin e Vllaznisë. Ai ka luajtur në transfertë ndaj Tiranës dhe ndeshja është luajtur në kryeqytet.

Vllaznia mundet 0-3 nga Tirana për javën e 17-të

0

Vllaznia ka humbur në javën e 17-të të kampionatit kombëgtar të volejbollit për meshkuj. Ajo ka luajtur në kryeqytet ndaj Tiranës dhe duhet thënë se ka qenë një ndeshje shumë e rivalizuar gjatë gjithë kohës. Kjo shihet qartë tek rezultatet e vërejtura në të tre setet që pavarësisht se u humbën, treguan shumë rivalitet. Në setin e parë, u sigluan shifrat 26-24 për bardheblutë. E njëjta situatë, shoqëruar me gabime të shumta tek të dy ekipet, shoqëron ato edhe në setin e dytë dhe është përsëri Tirana që fiton 25-23. Duket se shkodranët janë të pafat në këtë e kjo shihet edhe në setin e tretë që mbaron 25-22.

Vllaznia kërkon volejbollistin kosovar Adriatik Kajtazi

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj duket se ka ndër mend të ndërtojë një ekip pretendent për sezonin e ri. Kjo mësohet pikërisht pas ofertës që drejtuesit e saj mësohet t'i kenë bërë një lojtari të kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për kosovarin Adriatik Kajtazi. Lajmi është bërë i ditur në mediat kosovare. Interesimin e skuadrës shqiptare, e  ka konfirmuar vetë  volejbollisti nga Prishtina. “Është e vërtetë që kam një ofertë nga skuadra e Vllaznisë së Shkodrës. Unë ia kam dërguar kërkesat e mija dhe tash mbetet të shihet se çka do të ndodhë. Brenda kësaj jave do të dihet përfundimisht a do të shkojë në Shqipëri, apo në ndonjë skuadër tjetër. Oferta e skuadrës shqiptare është shumë serioze”, ka thënë Kajtazi, i cili pëlqehet në mas të madhe nga tifozët e Vllaznisë.