Vllaznia meshkuj humbet 1-3 sfidën me Partizanin
Sfida shumë e rëndësishme e kampionatit të volejbollit për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Partizanit, pritej të ishte shumë e fortë. Kjo ngaqë dy ekipet konsiderohen rivale të denja të njëra- tjetrës. Megjithatë ndeshja e mbrëmjes së sotme, e zhvilluar në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" nuk ka qenë aq rivalizuese. Partizani ka arritur të fitojë 3-1 dhe të ruajë kreun ndërkohë që kjo humbje për Vllazninë ka prishur jo pak punë. Seti i parë do fitohej nga miqtë 25-17 dhe më pas janë ata sërish që fitojnë 25-22 duke e çuar në dy numrin e seteve të fituara.
Vllaznia humb 1-3 me Budvanska Riviera, kampionen e Malit të Zi
Pushimi në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit për shkak të kalendarit të saj, ka bërë që drejtuesit e ekipit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë të shohin mundësinë për zhvillimin e ndonjë ndeshje miqësore gjatë kësaj periudhe. Pak kohë më parë, ai luajti në Podgoricë ndaj Buduçnostit ndërsa se fundi ka zhvilluar një tjetër miqësore, por këtë herë me ekipin kampion në fuqi të Malit të Zi dhe njëkohësisht kryesuesen e kampionatit të këtij vendi aktualisht, pikërisht me Budvanska Riviera të qytetit të Budvas. Ndeshja është zhvilluar në pallatin e sportit të këtij qyteti dhe sigurisht që i ka shërbyer shumë volejbollistëve shkodranë.
Kroqi: Qafarena do luajë me Vllazninë deri në fund të sezonit
Anton Qafarena ikën nga Vllaznia, firmos në Gjermani
Xhorxheviç: Eksperiencën time në shërbim të Vllaznisë
Vllaznia merr një volejbollist serb. Vjen Vladan Djordjeviç
Vllaznia në volejboll në kërkim të ndonjë lojtari të huaj
Vllaznia siguron gjysmëfinalen e Kupës. Pret kundërshtarin e rradhës
Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur edhe fitoren e tretë në kupën e Shqipërisë. Në ndeshjen e rradhës të luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, ajo ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Skënderbeut të Korçës. Me këtë fitore, tashmë edhe zyrtarisht shkodranët e shohin veten në gjysmëfinale të Kupës ndonëse kanë për të luajtur edhe një takim tjetër në grup, pikërisht ndaj Elbasanit. Por pavarësisht rezultatit të tij, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mark Kroqi, kanë siguruar daljen në turin tjetër. Përballja me korçarët ka qenë vendimtare për këtë gjë. Vllaznia në fakt nuk e ka patur aspak të vështirë ta fitojë atë. Seti I parë është mbyllur në shifrat 25 me 14 dhe me të njëjtin rezultat është mbyllur edhe seti I dytë.
Vllaznia e femrave i nis me humbje ndeshjet e Kupës
Vllaznia në volejboll për femra ashtu siç pritej, e ka humbur ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, atë ndaj Teutës me rezultatin 3-0. Takimi është luajtur në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit dhe ka qenë i pari i zhvilluar për këtë kompeticion. Vajzat shkodrane janë munduar të bëjnë maksimumin e tyre por e kanë patur të vështirë. Seti i parë i ndeshjes është me shifrat 25-17 ndërsa i dyti dhe i treti kanë patur nga një pikë më tepër, 25-18 dhe 25-19.